Gareth Southgate bëri gjithë britanikët të ëndërrojnë, se mund të fitonin sërish Botërorin, pas një mungese të gjatë, që nga 1966-a e largët.
Shprehja “it’s coming home” e shkruajtur në jelekun e tij u bë e famshme dhe britanikët filluan të besonin seriozisht se Kupa e Botës mund të kthehet sërish në Britani.
Dhe ëndrra për pak u bë realitet.
Ëndërr që u thye në mes nga Mario Mandzukiç.
Pavarësisht kësaj, Southgate ka fituar zemrat e britanikëve, pasi pavarësisht skepticizimit, arriti të krijonte një ekip solid, edhe pse me lojtarë shumë të rinj në moshë.
Ndaj, e ardhmja e Anglisë duket premtuese.
Fotot e tij i vetëm duke u ngushëlluar nga gruaja dhe dy fëmijët e tij, vajza 19 vjeç dhe djali 16 vjeç, kanë prekur edhe më shumë zemrat e britanikëve.(TemA)