Lanë Amerikën për Shqipërinë pas urdhërit të Donald Trump, fëmijët: Qenka më mirë nga sa e mendonim!

13 Korrik 2018, 20:19Sociale TEMA
Lanë Amerikën për Shqipërinë pas urdhërit të

Nëna shqiptare e 3 fëmijëve, e cila u dëbua nga SHBA dy muaj më parë pas 18 vjetësh qëndrimi atje, më në fund është ribashkuar me fëmijët e saj, pasi ata ikën nga Amerika dhe erdhën në Shqipëri për të filluar një jetë të re bashkë me mamanë e tyre.

Bëhet fjalë për rastin e Cile Precetaj, e cila i priti me lot në sy vogëlushët e saj, të cilët udhëtuan me avion nga Detroiti për në Shqipëri, në vendlindjen e nënës së tyre.

Ajo u takua gati pas 2 muajsh me fëmijët e saj, djalin Marash, 16 vjeç, vajzën e madhe Megan, 10 vjeç dhe vajzën e vogël Martina 8- vjeç.

“Unë po dridhesha e tëra, po qaja dhe mezi po prisja që ti përqafoja fort”, ka thënë nënë e tyre Cile për “Daily Mail”.

“Ishte një ditë që unë mezi po e prisja, kishte shumë lot dhe ne jemi të lumtur që u bashkuam përsëri.

Ata janë të lumtur që u takuan me mua, por ata janë në një vend të huaj, nuk flasin gjuhën dhe janë ndarë nga babai, familja dhe miqtë e tyre. Nuk do të jetë e lehtë për ta”.

Cile, 46 vjeç, u dëbua nga Detroiti, Michigan, pasi humbi një betejë ligjore pas gati dy dekadash qëndrimi në SHBA.

Pavarësisht se ajo dhe burri i saj kanë pasur një biznes të suksesshëm, restoran, ku i kishin paguar taksat si dhe kanë lindur 3 fëmijë në SHBA, ajo u deportua pasi kishte humbur një apel përfundimtar për të qëndruar në vendin që e quan ‘shtëpi’.

Cile kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara me një pasaportë të rreme italiane duke ikur nga vendi i saj në vitin 2000, pasi ishte e frikësuar dhe ishte kërcënuar me jetë nga gangsterët që donin ta shfrytëzonin për prostitucion.

Kërkesa e saj për azil u refuzua dhe ajo ka zhvilluar një betejë ligjore që i ka kushtuar 50,000 dollarë për të qëndruar në Detroit.

Ndërsa zyrtarët e emigracionit, kur e nisën për në Shqipëri, nuk e lejuan t’u thoshte lamtumirë fëmijëve të saj, pasi ajo prej dy javësh ishte lënë në një qendër paraburgimi para së të dëportohej.

Ata madje ata i kishin vendosur edhe një GPS në kyçin e këmbës.

Që nga kthimi i saj, Cile është shprehur se po vuan nga depresioni, ndërsa ajo përpiqej të arrinte të kuptonte se ishte e ndarë nga familja e saj.

Një muaj më parë, ajo dhe burri i saj vendosën që fëmijët duhet të ri-lokalizohen në Shqipëri.

Burri i saj nuk ishte në gjendje të largohej nga Shtetet e Bashkuara për shkak të çështjeve të tij të emigracionit dhe ajo nuk ishte e sigurt se fëmijët e saj do të dëshironin të linin shtëpinë e tyre  në Detroit.

Cile tha se shanset për të mos parë fëmijët e saj ishte pothuajse shumë të madhe, dhe për këtë u detyruan që fëmijët të shkonin në një vend të huaj, dhe çifti vendosi se do të ishte më mirë nëse ata jetonin me nënën e tyre.

Fëmijët i kishin marrë të gjitha sendet e tyre me 8 valixhe, të cilët ishin shoqëruar nga një kushëri gjatë udhëtimit për në Shqipëri.

Por, djalit Marash i ka mbetur një peng pasi ai nuk ka mundur që t’u thotë lamtumirë të gjithë miqve në shkollën e mesme, si dhe shokëve të tij në klubin e karatesë ku ai kohët e fundit u bë një rrip i zi.

Martina ka lënë vetëm 4 shpendët e saj për të cilët ajo kujdesej shumë dhe i donte me shumë.

Megan ka lënë në mes mësimet ashtu si vëllai dhe motra e saj, dhe ajo ishte e  shkëlqyer në  matematikë.

Të tre thanë se do të humbin babanë e tyre dhe miqtë e shkollës, por pavarësisht të gjithave, ata janë shprehur të lumtur që janë me nënën e tyre.

Cile i tha më tej për “Daily Mail” se:

“E di se ata kanë hequr dorë nga gjithçka, por gjithashtu e di se ata donin të ishin pranë meje.

Pasi u deportova, burri im shiti restorantin e tij në mënyrë që të kujdeset për fëmijët.

Por ata kanë nevojë për nënën e tyre.

Unë ende nuk mund ta kuptoj se si presidenti Trump do t’i lejonte nënat të ndaheshin nga fëmijët e tyre.

Kam parë se çfarë po ndodh në kufirin e SHBA, kjo situatë më ka prekur edhe mua.

Unë e konsideroj veten amerikan dhe Amerika është shtëpia ime.

Është vendi ku unë dua të jem dhe unë e di se fëmijët e mi duan të qëndrojnë atje.

Është kaq e padrejtë, por tani nuk kam asnjë zgjedhje.

Unë jam e vetëdijshëm se do të jetë një goditje kulturore për ta”, u shpreh ajo.

Çile tha se kishte zgjedhur të mos qëndronte në hije si shumë emigrantë të paligjshëm që mund të jetojnë ende në Miçigan.

“Unë zgjodha të isha e sinqertë dhe pranova se kisha hyrë ilegalisht në vend, por nëse nuk do të  kisha thënë asgjë dhe të isha  fshehur, atëherë mund të isha ende aty.

Unë mendoj se kjo është shumë e padrejtë, sepse dëshiroja të punoja me autoritetet e emigracionit.”

Cile kishte kontaktuar me autoritetet e imigracionit brenda muajve të mbërritjes dhe kishte  kërkuar azil.

Ndërsa çështja e saj po shqyrtohej, ajo u njoh me burrin e saj Pete Gojcaj dhe çifti u bë më djalë në vitin 2002.

Tre vjet më vonë, asaj iu tha që të largohej nga vendi pasi kërkesa e saj për azil u hodh poshtë, kur një gjykatë nuk arriti të bindej nga pretendimet e saj.

Cile bëri thirrje kundër deportimit dhe autoritetet e emigracionit e lejuan qëndrimin e saj, ndërsa ajo ndoqi  të gjitha rrugët ligjore për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që ishte shtatzënë me vajzën Megan, asaj i ishte thënë se ishte nën mbikëqyrje dhe duhej të paraqitej në zyrën e emigracionit çdo muaj.

Gjatë kësaj kohe, Cili ndihmoi burrin e saj, një emigrant jugosllav që kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara që kur ishte pesë vjeç, të ndërtonte një biznes të suksesshëm, restorant.

Por, i gjithë biznesi që kishin ngritur ishte shkatërruar pas depërtimit të saj, dhe burri i saj e kishte shitur.

Ajo u zhvendos nga një zonë e begatë e Detroitit, në një  shtëpi të thjeshtë në një fshat të Shqipërisë, jo shumë larg kufirit me Malin e Zi.

Duke parë prindërit e saj, Pashku, 75 vjeç dhe Pashka, 67 vjeç, për herë të parë që nga largimi, e ndihmuan të përballonte ndarjen nga burri dhe fëmijët e saj.

Në vend që ta vendoste fëmijën në një shtëpi në fshat pranë  prindërve të saj, Cile ka vendosur të qëndrojë në një hotel në një qytet aty pranë, për t’ua bërë disi më të lehtë jetën femijëve.

Shtëpia e prindërve të saj nuk kishte ujë të rrjedhshëm, tualeti ishte një vrimë në tokë, dhe shpesh në ndërpriteshin dritat.

Fshati Gradec është aq i izoluar sa nuk ka një dyqan të vetëm dhe rrugët nuk  kanë ndonjë emër.

Por tashmë Cila dhe fëmijët e saj kanë një mundësi për t’u zhvendosur në Tiarënë, pasi ajo është kontaktuar nga Banka Amerikane e Investimeve.

Drejtorët kishin dëgjuar për gjendje e vështirë në Cile dhe ata kanë shprehur interesin e tyre për ta ndihmuar atë në gjetjen e një pune dhe një banesë.

“Unë do të flas me ta së shpejti, por shpresoj se ata do të jenë në gjendje të ndihmojnë.

Ka shumë gjëra për t’u marrë në konsideratë si shkollimi dhe ku është vendi më i mirë për të jetuar fëmijët.

Kudo që ndodhem unë dua të bëj më të mirën për fëmijët, megjithëse shtëpia e tyre është Amerika.

Unë nuk kam hequr dorë nga shpresa që ndoshta do ndodhë një mrekulli dhe mund të kthehemi”.

Deri në atë kohë Marash pranon se ishte ‘i ngazëllyer dhe nervoz’ në lidhje me atë se si do të ishte jeta e tij e re në Shqipëri.

“Kam lexuar se ishte një vend me të vërtetë i varfër, por u befasova pasi qenka më mirë ngasa kam menduar.

Unë do të humbas babain, familjen dhe miqtë e mi.

Disa kanë thënë se do të vijnë për të më takuar.

Ishte vërtet e vështirë  të jetoja pa nënën time.

Kur u dëbua ajo isha shumë i trishtuar. Unë nuk mund të besoja se vendi im do ta bënte këtë.

Kam qarë shumë, por pastaj kam qenë i mërzitur gjithë kohën.

Babai u kujdes për ne, por ai nuk e dinte se çfarë na pëlqente të hanim”.

Dy kushërinjtë që nuk kishin takuar më parë po ndihmojnë tre fëmijët të integrohen në  jetën e tyre të re.

Adea, 16 vjeç dhe Denisa, 15 vjeç, flasin shumë mirë dhe thanë se do të bëjnë çmos për t’i bërë kushërinjtë amerikanë të ndihen si në shtëpi.(Daily Mail-Tirana Today)

33 komente në “Lanë Amerikën për Shqipërinë pas urdhërit të Donald Trump, fëmijët: Qenka më mirë nga sa e mendonim!”

  1. Juristi says:

    E tmershme! Mallzuar kush votoi Trapin dhe trapizmin. Ju uroj Bashkim te shpejte

    1. Tonis says:

      Po pse mashtroni more gazetare. Clidhje ka Trump ketu. Kesaj i ka ardhur deportimi qe para 5 vitesh,por kjo nuk eshte larguar vete. Patjeter qe do ta arrestojne dhe do ta largojne me dhune.Askush nuk i han rrenat e kesaj dhe shoqeve e shokeve te saj qe mashtrojne me lloj lloj shpifjesh qe te fitojne dokumentat.

      1. Alban says:

        E ke gabim ajo nga qe ka qene e sinqerte ka humbur. Ai shqiptari nga Himara me mbiemrin Rondo qe kishte marr letra si lituanez dhe gruas i kishte marr pasaporte shqiptare fallco, tani qe donin ta kthenin gruan, tha qe s’kthehet ne shqiperi se eshte ortodokse dhe e diskriminojne. Dhe ata nuk e kthyen akoma. Kjo mavria qe s’ka ditur te genjej e kane kthyer.

    2. eeeeej says:

      Muhabete kot, sa per te shitur lajme dhe gazeta ?
      Kemi shume amerikane te rinj, te pas ’90-es, qe vijne shpesh ne Shqiperi per pushime dhe per raste familjare! Mendimi i pergjithshem eshte se jeta ne Shqiperi eshte shume me e mire se ne Amerike, ku ka vetem tre hallka : pune-buke-gjume! Aaaa edhe kursim kursim ngado dhe ne cdo gje, qe te rrisim depozitat bankare, te blejme shtepia ne Amerika, sa me shume leka te mbledhin (se per c’dreqin ju duhen askush se kupton). Kur vijne ne Shqiperi amerikanet e rinj celen, kenaqen, ju ndritet jeta nga mynxyra dhe monotonia amerikane. Pastaj i ftojne familjaret e tyre qe te shkojne ne Amerike dhe kur keta te fundit shkojne, rrine a s’rrine nja 2 muaj dhe pastaj ju thone “ju dhjefsha Ameriken” dhe kthehen ne Shqiperi.
      Sa per rastin ne fjale na kane ca koken me idiotizma dhe teatrizma. Nuk te lejojne te jetosh ne Amerike o vlla!? Ktheju ne Shqiperi ore (burri eshte shqiptar nga Mali i Zi), gjithe familja, vendosu ne Tirane, meqe ke kaq vite ne Amerike do kesh dhe financa te mundshme qe te hapesh nje pune (kishe restorant ne Dertoid, se hapke dot nje restorant ne Tirane), futi kalamajte ne shkolle (ka edhe shkolle amerikane po deshe), ka edhe kurse karateje edhe zogj e kafshe shtepiake sa te duash ?
      Na cate trapin dhe Trampin bashke!

  2. enter"" says:

    Te them te drejten me mire ne Tirane se Detroit.

    Detroit eshte tmerr, krimi sheshit.

    1. Andi says:

      @enter.Nuk ka jetuar brenda Detroitit. Por ne Troi. Eshte nje nga qytet me te mira e me te sigurta ne te gjithe Ameriken per te jetuarEshte 40 km gati larg Detroitit. Por Ngaqe nuk e njeh njeri Troin nga shqiptaret qe jerojne jashte Michiganit,thone Detroit.

  3. Laku says:

    Juristi,i rrufsh trapin te gjithe atyre qe votuan Trumpin or idiot.Dhe ne Shiperi te kthejne po hyre ilegalisht,nuk e di kete ti.Kjo Çilja ka humbur te gjitha gjyqet se ka genjyer autoritetet me pasaporte falco.Prandaj duan te gjithe te shkojne ne Amerike,se funksionon ligji or pallosh qe e ve dhe emrin jurist.

  4. Alban Dega says:

    SHTETET E BEKUARA TE AMERIKES … !

    – Nuk ka faj Amerika e bekuar….

    – Percaktime filozofike te nje sherbetori te Zotit dhe Zotit te Botes

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Faji eshte se pari i avokateve matrapaze, mashtrues e injorante te imigracionit , qe i kane i kane pranuar kerkesen per Azil Politik te Ciles, pa pasur asnje aresye ose baze konkrete.
    Cilja kerkon Azil Politik se gjoja i kane perdhunuar shoqen e ngushte !?
    Eshte njesoj sikur une te kerkoja Azil sepse komshise i vrane gomarit..
    Idiotizem me brire dhe poshtersi e avokatit qe i ka rruajtur paret me synimin per ta mjelur hap pas hapi ne gjyqet e shkolles se pare, te Apelit, Federal Court te Imigracionit, te pakten $ 15 000 dollare amerikan per nje ceshtje te parahumbur e pa asnje baze ligjore, qe asnje avokat i ndershem dhe serioz nuk duhet ta kishte marre kurre !
    Edhe gomari e di se nuk mund te fitosh Azil Politik ne Amerike e askund ne Bote pse ta kane perdhunuar ose qofte edhe masakruar e vrare shoqen nje person ose nje bande barbare!
    Azili Politik kudo ne Bote eshte mbrojtja ligjore qe nje shtet i jep nje personi apo familjeje vetem e vetem kur ajo eshte pikatur, perzgjedhur per perndjekje per shkak te Fese, Races, Kombesise, Anetaresise sociale, Mendimeve Politike apo Konventes se Tortures.
    Jashte ketyre standarteve, kornizave, kushteve reale nuk ka as mund te kete Azil Politik !

    Lawyers or Liars !

    Kjo eshte shprehja e arte e amerikaneve per kete kategori avokatesh jo vetem ne Amerike, por edhe ne Shqiperi e kudo ne Bote!
    “ Avokate apo mashtrues” eshte edhe titulli i shkrimit te pare qe kam botuar si kryeartikull ne gazeten e Gjok Martinit “ Albanian Herald “ ne shtator 1995.
    Cile Prelocaj dhe familja e saj jane jo vetem viktima te avokateve,por edhe e vetvetes ! Divorci i saj i rreme nga bashkeshorti eshte nje gabim i rende sigurisht.
    Por Cile Prelocaj dhe familja e saj kane te drejte qe te denoncojne avokatet matrapaze dhe tu marrin mbrapa jo vetem párate e paguara per dhjame qeni, por edhe demshperblim per demin material, fizik dhe psikologjik qe u jane shkaktuar me qellim perfitimi ne kundershtim me ligjet amerikane te Imigracionit !
    Do te ishte nje sherbim shume i mire jo vetem per vuajtjet e tyre fizike e mendore, por edhe nje sherbim i cmuar per shume imigrante te tjere qe mund te pesojne te njejjtat dallavere te kunderligjshme!
    Dikush qe nuk mbron dhe nuk lufton per te drejtat e veta te shkelura me qellim nuk meritojne me shume !Cdo njeri dhe popull ka aq te drejta e liri sa c’ lufton per to.
    As Cile Perlocaj e bashkeshorti i saj nuk bejne perjashtim nga ky rregull e ligj universal !
    I rekomanduar nga i njejti apo tjeter avokat “ Shark” “ Peshkaqen “ vetem per te siguruar nje status ligjor ne kundershtim flagrant me ligjin .Midion i pamundur !

    Kjo eshte Amerika …

    Gjyshi im i nderuar, Imami i shquar i Malesise se Gjakoves, Elez Hoxha i Berishes, i quante Shtetet e Bekueme te Amerikes.
    Vetem zgjuarsia e tij e jashtezakonshme dhe shpirti human i ish- Kryetarit te Deges se Puneve te Brendshme te Tropojes, Adil Prishta, nje burre burri nga Skrapari i burrerise shqiptare e shpetoi nga burgu, megjithese tre djemet e tij Tahiri, Sherifi Sulejmani ishin partizane te hershem te LNC. Ne vitin 1949 Sulejmani bie deshmor i vrare nga bandat terroriste te komanduara nga Beogradi!
    ishin Imame te bekuar e jo si imam-plehrat terroriste e hafije te Beogradit e UDB-s gjakatare serbe e batakci qe kane mbire si kerpurdhat pas shiut kudo ne Shqiperi, Mali i Zi, sidomos ne Kosove e Maqedoni.
    Kam te pakten cerek shekulli, gati gjysmen e jetes me ne Amerike !
    Shtetet e Bashkuara te Amerikes me te vertete jane Shtetet e Bekuara te Amerikes per cilindo qe e do punen, e zbaton ligjin, e respekton rregullin dhe rendin !
    Perndryshe : Zot ruajna!
    Sa me e madhe eshte liria dhe demokracia aq me e forte eshte fuqia dhe forca e ligjit !
    Sa per imigrantet askush nuk e ka pershkruar ceshtjen dhe trajtimin e tyre si Presidenti historik amerikan Ronald Reagan :
    “Shkon ne France edhe mbasi merr shtetesine e saj nuk behesh kurre francez !
    Shkon ne Gjermani edhe mbasi merr shtetesine e saj nuk behesh kurre gjerman !
    Shkon ne Itali edhe mbasi merr shtetesine e saj nuk behesh kurre italian !
    Vjen ne Amerike e edhe pa dokumente je amerikan ! “
    Kjo eshte Amerika e Bekuar me gojen e nje sherbetori te Zotit ne bushat e Vladit Elez Hoxhe dhe te nje Zoti te Botes si Ronald Reagan !

  5. Darius says:

    Laku laku bubulaku….po pse kur hyet legalisht në një vënd si i bie….???të mos gënjejë?
    Dhe që Trampi është Trap në ca zgjedhje ajo zdo mënd e as kalem.
    Dhe boll me këto patriotizmat fallco amerikane sikur keni nga 200 vjet që jetoni këtu!!!

  6. E says:

    Po ku thuhet qe “nuk qenka aq keq”?

  7. Fiqiri says:

    As topi nuk e luan, Alban.

  8. Bona says:

    Pse akuzon presidenti Trump kjo zonja? Se pari kjo ka genjyer zyren e enigracionit, se dyti gjyqin e ka humbur ne 2005 ( lexojeni shkrimin me kujdes) kohe kur President ka qene Bush junior, ndaj cilja nuk ka kuptuar ende se nga cila administrate I ka ardh e keqja! Mbas lindjes se vajzez Megan kjo ka bere apel dhe serisht eshre refuzuat, mbas nga admin Obama, c Hyn presd Trump ketu?? Pastaj burri si nuk I ka bere dokumentat gruas se vet, gjithe keto vite? Keto jane absurditete pasi kjo histori mund te kete problema te tjera! Babai femijeve, sipas shkrimit, nuk dinte as cfare u hahej femijeve te tij?!?! Jetoj ne USA dhe ne mos ka deport Obama s ka depirtuar asnje president, ndaj pasqyrojini gjerat sic duhen!

  9. Joni says:

    Me vjen keq per kete familje, por dua te them vetem dy fjal per titullin, nuk esht tramp qe i kthen por jan li gjet e u s a qe i kthejne.

  10. ALBAN DEGA says:

    NGA RONALD REAGAN
    TEK DONALD TRUMP !

    – Pse jo !?
    – Reforma me e madhe e imigracionit amerikan ne histori. !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte pikerisht Ish- Presidenti amerikan Ronald Regan, fillimisht demokrat, me vone Republikan konservator qe realizoi Reformen me te madhe e me te thelle te Imigracionit amerikan ne historine e tij.
    Ne vitin 1986 ai si regjizor dhe Kongresi amerikan, vendosen dhe miratuan reformen qe cdo imigrant i huaj ilegal ne SHBA i futur ne territorin amerikan ilegalisht te pajisej me Karden Jeshile.
    Rreth 5.6 milione imigrante ilegale u legalizan brenda 10- 15 vjeteve qe e pasuan .
    Kjo Reforme rrenjesore luajti nje rol te jashtezakonshem nr zhvillimin ekonomik te njohur ndryshe si Reganomik.
    Miliona imigrante ilegale qe jetonin e punonin ilegalisht, ne te zeze, sic i thone ndryshe shqiptaret, shumica ne mosha te reja i dhane nje shtytje e krahun e punen jetik bujqesise, industrise se SHBA…
    Ajo nxori nga ilegaliteti miliona imigrante ilegale , qe paguheshin me paga urie e nuk paguanin taksa e i beri te paguanin miliarda dollare taksa nga te ardhurat duke hapur vende te reja pune e biznese kudo ne Amerike.
    U ul ndjeshem numeri i personave, sidomos femijeve dhe grave qe merrnin ndihma sociale, duke i perdorur ato per investime te reja….
    Ja cfare ndryshimi kolosal i dha jo vetem Amerikes edhe Botes nje strategji gjeniale qe lehtesoi dhe luajti rol te jashtezakonshem qe coi ne agonine dhe permbysjen e komunizmit ne BRSS dhe mbare Evropen Lindore, ne shembjen e Murit te Berlinit dhe nje Bote me te lire, me te sigurte e me te begate !
    Nuk duhet harruar kurre as roli I zevendes- Presidentit gjeni dhe trashegimtarit te tij Xhorxh H. Bush, i kryeministres angleze Mardaret Thecer, Kancelarit gjerman Helmut Kol … etj.
    Ka 25 vjet qe cdo president amerikan premton Reforma Imigracioni por pa sukses…
    Presidenti i tanishem Donald Trump e ka filluar shume eger qasjen ndaj imigracionit ilegal ne SHBA, deri ne segregacionin e femijeve nga prinderit e vet ilegale…
    Po a nuk eshte po ky president qe nuk la gje la gje pa thene e pa e share, qe e kercenoi deri me shkelje butonash armesh berthamore e raketa “bukuroshe” per ta fshire nga faqja e dheut regjimin e Kim Yong Unit e pa kaluar as 6 muaj u takua e perqafua me te sikur te ishin miq te vjeter!
    Pse mos ta beje te njejtin gje edhe me imigrantet ilegale, qe nuk jane as 5 as 10 por rreth 15 milione sot brenda SHBA-se….
    Jo nje po disa here ai ka folur edhe per mundesine e nje reforme te plote te sistemit te rrenuar té Imigracionit amerikan !
    Aq me teper qe ai eshte nje adhurues e deklaruar i Ronald Reaganit !
    Te presim e te shohim !
    Cka nuk pritet nga Donald Trump !
    Eshte i paparashikueshem…
    Donald Trump ka shok vetem veten !
    Donald Trump eshte vetvetja !
    Nga demokrat i flakte e kontribues bujar i tyre kaloi ne republikan i thekur qe sfidoi dhe mposhti krejt eliten e tyre para se ta nokautonte edhe rivalen Hillary Klinton te cilen e mposhti me fort Riza Khan… Riza Khan. Blla blla blla….
    Aq sa bashkeshorti i saj gjeni i politikes Bill e perplasi Iphonin e tij nga kati i shtate ne kalldremin poshte tij perballe kokefortesise vetvrasese te saj !

  11. Elba says:

    Me vjen shume keq per Z.Perlocaj,per cfare I ka ndodhur.Mire Gomari ngordhi,por s’te lene dhe mizat rehat.E kam fjalen per ju Z.Dega.Cjane keto budallalleqe qe na thua ,Jo gomari I komshijes jo me the te thashe.Lere fukarane ne hallin e vet.Pastaj cfare justifikimesh mund te njerrin Njerzit?Qellimi final I tyre eshte,te largohen nga Shqiperia.Kaq gje nuk e kupton?Vec kesaj ku qendron ndryshimi midis atyre qe I fituan letrat dhe atyre ,qe u depertuan,qellimi nuk ishte I njejte?Largimi,braktisja evendit.Servilizmi ka kufinj.Respekto radhen.

    1. Alban Dega says:

      MESO TE LEXOSH PARA SE TE SHKRUASH !?

      Mos harro se rreth 1 milione shqiptare u larguen nga Shqiperia vetem per tre vjet 1991-1993!
      Pse !?
      1-Sepse neni nazist 24 i Sali Rajerson Meckartit goditi ajken e inteligjences shqiptare. Ne pranveren e vitit 1993 miku im dhe botuesi i gazetes “Bota Sindikale” Minella Kureta me njofto. Se kishte pare dosjen time te kuadrit te hedhur ne korridoret e Pallatit te Pionereve ne Tirane.
      Shkoj bashke me te dhe lupurojme ne mijera dosje intelektualesh me 3-4 gjuha te huaja, midis te cileve edhe te specializuar ne France, Itali, Austri ! Pas rreth nje ore kerkim ne ate mal dosjesh e gjejme .
      U hoqen intelelektuale te te gjitha fushave dhee u zevendesuan me intelegomare e kusare te jurit e litarit !
      Shkelqejne midis tyre intelemagare si Xhind Xhoni i KLD-se, Adriatik Palla me diplome te shkolle se Mesme te falsifikuar…… por profesora te vertete ne kusarine e korrupsionit dhe shitjes se drejtesise sipas ligjit te Saliqit “ kush paguan me shume “ !
      2-Sepse “Kuota Zero “ e Sali Pashkos e coi 180 grade nen zero cdo dege te ekonomise, financave, mundit dhe djerses gjysem shekullore te nje populli te tere sikur Azotiku i Fierit prodhim i teknoligjise se larte italiane, Superfosfati i Lacit me teknologji ítalo- gjermano- kineze u kthye ne germadhe sikur te ishte komuniste, pemtoret e Lukoves dhe Bregut, plantacionet e agrumeve nga Ksamili ne Vlore te ishin komuniste e jo djerse rinore….
      3- Me “ Cekun e Bardhe “ te Gramoz Berishes qe vrau shpirtin jo fort te shquar te punes se shqiptareve sipas kenges “ Sa te jete Lala Gjoni gañí pini dhe kendoni “ !?
      Keto qene tri kazmat e para te demokratures berishiste qe rrenuan nga themelet shtetin shqiptar qe do ju shtoheshin edhe te pakten dhjete te tjera nga I njejti regjizor i katrahurave shqiptare te 26 -28 majit 1996, mars- korrikut 1997, 12 e 14 shtatorit 1998, te Autostrades se Kusarise 1.5 miliarde euroshe te Kombit, Masakres se Gerdecit, CHEZ-it, ARMO-s,
      Rapiscanit, Republikes kanabiste te Lazaratit, 21 Janarit, HEC-eve te Vjoses, Osumit dhe Valbones e minave me sahat ne drejtesi, ligjzbatim e cdo lem te jetes ne Shqiperi ….. !
      Eshte kjo politike aresyeja themelore e eksodit biblik shqiptar qe deri ne 1990 e vajtonte Evropa per izolimin e tyre shembullor dhe kur Shqiperise iu shqyen dyert e dritaret kukati per vershimin e tyre dhe ua mbylli dyer e dritare e leshoi alarmin e eksodit te tyre sikur Shqiperia te ishte Kina 1.25 miliardeshe ose India 1 miliardeshe e jo nje shtet me tre milione banore, sa nje qytet i saj mesatar !
      E di si i thone kesaj Elba:
      Keq me burre
      E keq pa burre!
      Keq te mos martohesh kurre !
      Ndaj meso te lexosh e te shohish realitetin e Shqiperise dhe eksodit sic eshte jo sic thote LeShelia
      dhe Salikracia!

  12. Spartak VERDHA says:

    Z.Cile . Përveç si grua , qenkeni dhe e bekuar me tre yje .
    Mos ki hiç dert . Ato do shkëlqejnë në Shqipëri , ndoshta edhe ma fort se në Amerikë , mbasi vendi ynë i mrekullueshëm është bekuar nga perënditë që para mijëra e mijëra vjetësh , e Amerika , si ka më shumë se 2-300 vjet . Mos ki hiç dert , se ngrohtësinë e miqësinë që keni gjetur e do ju shoqërojë gjithë jetën në tokën amë , nga miq e farefis , s’e ke hasur kurrë në dhe të huaj . Edhe vetë do habitesh me shpejtësinë që ata amerikano-shqiptarë do jenë e do bëhen 100 % shqiptarë , të barabartë midis të barabartëve .
    Mos ki hiç dert , se me tre ëngjëj , je ndër më të lumturat dhe të gëzuarat . Z. Cile . Jepi fëmijëve T’uaj sa më shumë përkrahje e mundësi për tu shkolluar , për tu bërë sa më të ditur , mbasi kështu , do bëhen mjaft të mirë , të pasur shpirtërisht dhe gjithmonë , do rrojnë si njerëz të lirë në vendin e shqiponjave , në atë krahinë të shquar për patriotizëm , guxim , trimëri , zgjuarsi e bujari prej shekujsh e deri sot . Lirinë , që do t’ua japi shkolla e dituria , s’ka pas me ja dhënë asnjë Amerikë .
    Jetë të gjatë e të lumtur .

    Spartak VERDHA

  13. emu says:

    Kemi nja dy muaj qe e degjojme kete qe c’fare nuk ka thene..a thua se jetonte ne jahtin e Abramovic.Ne fund te fundit kishte humbur gjyqet per 10 vite dhe bote flije cdo dite…hec o katnare se jeni msu te shani mare e prape , rraca keqe..

  14. H says:

    Cile e zgjebosur, bishtin perpjete.

  15. beni says:

    Na rrofsh karrët or turk i zgjebosur i Tropojës!
    Europa esht Europë turkun se bën kurë europian?
    Amerika një dit do të t’a bëjë si serbët kosovarve,nëse urehen me shum në Amerikë nga amerikanët,jan myslimanët?

  16. kazani mediatik says:

    Il mor trap. E dime qe nuk ka faj Amerika por ky hajvani qe amerikanet zgjodhen per Président. Ne kete Europen qe shani ju driteshkuerterit e pertej oqeanit, keto gjera nuk ndodhin kurre. Sepse ketu njerezit nuk kane idhull vetem parane si ne Amerike.
    E dime nuk ka faj Amerika, ky vend qe lindi si nje ender demokratike, por ju amerikanet e si tel qe zgjodhet ate fashist.

  17. Emigrated says:

    Sa rende eshte ky Dega. Someone help him please!

  18. Immigration says:

    Analize e shkelqyer nga Alban Dega

  19. Tony says:

    Te lumte alban se ke thene te verteten. Edhe une jetoj ne itali gati 25 vjet. Jam shtetas italian po Nuk jam kurre italian. Ne te huajte per italianet jemi gjithmone delja e zeze. Kurse ne Amerike je me te vertete amerikan. Amerika eshte nje e skam me tjeter . Ke te gjitha te drejtat dhe te gjithe detyrimet.

  20. Albani says:

    Per nje dite apo nje jave nuk eshte keq Shqiperia,por pas nje jave te ze stresi,mjer femijet e shkrete,sepse kur e gjithe Shqiperia nuk le gur pa levizur per tu larguar,te mjeret detyrohen te vijne ne Shqiperi,.

    1. heu bre says:

      Mua nuk me ze stresi or ti! Te ze ty? Shko te mjeku e mos fol ne emer te te tjereve!

  21. nje shqiptar ne Itali says:

    Pse more Tony flet keshtu per Italine ? Edhe une , njelloj si ti , kam 23 vjet ne Itali , jam nenshtetas italian dhe aspak , e perseris , aspak nuk jam “delja e zeze” , jam i barabarte nder te barabartet , njelloj si italianet etnike . Mos fol budalliqe !

    1. Tony says:

      Ok. Ti ndoshta jeton ne ndonje regione nga Roma e poshte. Une jetoj ne regione del veneto djepi I lega nord i salvinit. Me teper skam ndermend te pergjigjem . Ti Po jeton ne regione veneto e ndihesh mire te lumte ty. Je me fat

  22. Kozmai says:

    Make Albania Great again

  23. e verteta e hidhur says:

    Faleminderit Alban Dega,jeni shume i sakte ne ato qe thoni.Amerika eshte ndofta vendi i vetem ne bote qe shqiptaret nuk ndihen te neperkembur per shkak te rraces,ngjyres se lekures,besimit apo shkalles se kultures.

    1. Illlyrian Emperor Constantine says:

      Shqiptaret jane rrace e bardhe, jane europiane qe 3,000 vite dhe nga ana kulturore jane po aq sa te tjeret e mos me lart, keshtu qe nuk e kiptoj fare keto qe ke then.

      Do jesh ndonje jevg i Shqiperise, qe kujton se shqiptaret jane jevgj si ty, por ti je minoritet.

      Je i diskriminuar ne Shqiperi, dhe do jesh edhe jashte.

      Nese shqiptaret jane diskriminuar, e kane pasur vet fajin dhe nuk ka diksutim per kete gje.

      Pervec kesaj, eshte edhe Turqiam nje vend ku shqiptaret respektohen ne maksimum.

      Ti je jevg dhe nuk e kupton, por shqiptareve nuk ju shkon te ankohen si jevgjit.

  24. Emigranti says:

    Mos u merzit bre burrnesh ,se ti bon fmija letrat apet
    Doro edhe 5 vjet e ti bon djali bashkim familjar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. s
    sm doll

    ラブドール 顧客RedidLove Doll Pictures Mattie–150cm | 4'11 "-カップ– DollHouse168

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje