Pete Gojcevic u zgjua në mëngjes të mërkurën dhe kuptoi se makthi që kishte përjetuar një ditë më parë në Romulus ishte e vërtetë.
Të martën, ai dërgoi në aeroport tre fëmijët e tij, në mënyrë që të kthehen në Shqipëri, atje ku bashkëshortja Cile Precetaj u deportua disa javë më parë nga autoritetet amerikane.
Pete nuk e ka idenë se kur do t’i shohë sërish fëmijët e tij.
“Nuk do doja të shihja në këtë situatë as armikun tim më të keq”, tha Gojcevic për mediat amerikane.
Ai kishte bërë një pakt me Cilen, se nëse ajo do të deportohej në Shqipëri, fëmijët do t’i bashkoheshin asaj në atdhe.
Pavarësisht se fëmijët njohin vetëm Amerikën si shtëpi dhe nuk dinë shqip, hipën në Aeroportin Metropolitan të Detroit për në Romë dhe më pas drejt e në Shqipëri.
Gojcevic nuk është në gjendje të kujdeset për tre fëmijët dhe nënën e verbër e të sëmurë, ndërkohë që duhet të mbajë edhe punën.
“T’u thoja lamtumirë fëmijëve të mi ishte një nga gjërat më të vështira që kam bërë në jetë”, tha Gojcevic për djalin Michael, 16 vjeç dhe vajzat Megan e Martina përkatësisht 10 dhe 8 vjeç.
Vdekja e vëllait të tij, i cili ishte miku më i afërt, ishte e vështirë.
Por Pete shprehet se kjo situatë është shumë më ndryshe. Familja është jeta e tij.
Pete emigroi që në 1973-shin në Michigan me prindërit e tij.
Më parë, ai jetonte në Mal të Zi.
Kishin qenë pikërisht prindërit e tij që i kishin sugjeruar t’i dërgonte letra Ciles, e cila njihej nga ta.
Ata u martuan në 2004-n dhe për të përfituar Cile nënshtetësinë kanë paguar mbi 250.000 dollarë nëpër procese gjyqësore.
Në Prill, Cile u ndalua nga autoritetet e emigracionit pas një vizite rutinë në agjencinë e Doganave dhe Emigracionit.
Më pas ajo u deportua në Shqipëri pa pasur mundësinë të shohë familjen për herë të fundit.
Në një përpjekje tjetër për të bindur autoritetet amerikane që të rikthenin Cilen ishte edhe ajo e vajzës,
Megan, e cila i dërgoi një letër Trump, por që mesa duket nuk gjeti zgjidhje.(ABC)
250 000 dollare joooooooo kurrre mos shkruani marrezira , me300 000 dollare mer nenshtetesine po ti kesh nebanke tedeklaruara
sakte,,,,,,!
gjynah, po pse s’mashtroi dhe ky si ai Rondo, qe kishte marr letra si lituanez dhe doli me gruan te thoshte qe e persekutojne gruan ne shqiperi per shkak te fese? gjyna qe keta qe sdine te genjejne i kthejne kurse ata qe dine i mbajne.
Do ja mbyllim ambasadën sërish 50 shteteve Amerikane. Kemi atë të Kubës. Cënim territorial, therrje fëmijësh vijn nga shtëpia barrdhë
O Bumj-je , i kane paguar gjyqeve ne vite me punen e tyre e si kane pasur duku, por me sa duket se ke idene.
Me 500 mije dollare te investosh ne Amerike te japin shtetesine amerikane po duhet ti investosh te xhirosh dollaret jo ti keshe vetem ne banke. Te pakten une keshtu kam degjuar. Nuk pretendoj se e verteta eshte keshtu si them une.
E po derisa familja u kthye ne shqiperi , Ti cpret pse rri ne USA zotri , nese vertet shqetsohesh per familjen dhe interest e saj..
Nese ky burri eshte nenshtetas amerikane atehere edhe gruaja e tij do e merrte nenshtetesine amerikane per 3 vjet.
250,000 dollare eshte komplet nje genjeshter. Mos manipuloni publikun me te tilla idiotesi
E moj kinge minorikare, po mund te kete hyre ilegalisht ajo ne Amerike, dhe e pret deportimi dhe pas 100 vjetesh, edhe pse e martuar me amerikan.
Leqe historia duhet te kete dhe me shume, po dhe ata mendjellinj qe tjone me 300 mije merr pasaporten flasin si e jema e Zeqos.
Kjo administrate e tanishme nuk pjerdh fare per 300 dollaret e ndonhe emigranti. Njerezit qe tregojne keto legjenda jane te gjithe injorante
Kjo eshte nga padituria.Po te jesh martuar ne 2004 dhe njeri nga bashkeshortet ka nenshtesi amerikane ajo do te ishte pajisur me dokunenta te rregullta,plus djali i madh eshte 16 mund ta marre prindin kurvte mbushe moshen 18 vjec,prandaj shikoni mos ka ndonje gje tjeter
E ca ka te keqe ketu ? Sikur po kthehet ne Kongo. Ou .. me fal… ne mendojme se jemi viktimat e botes … prandaj presim c’do gje nga qeveria.