Nxënësit e arsimit fillor nuk do të paguajnë për tekstet që do të përdorin gjatë vitit të ri shkollor. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin ku bëhet e ditur se tekstet shkollore që do të përdoren nga nxënësit e klasave të para, e deri tek nxënësit e klasave të katërta do të jenë tërësisht falas. Gjithashtu në vendim janë përcaktuar edhe modalitetet se si do të bëhet likuidimi i shtëpive botuese nga njësitë arsimore vendore.
“Nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt u jepen tekstet shkollore në përdorim falas. Çmimi i blerjes së teksteve shkollore do të mbulohet 100 për qind nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin”, saktësohet në vendimin e miratuar.
Po sipas kushteve të përcaktuara, institucionet arsimore, si dhe njësitë arsimore vendore duhet që brenda muajit korrik të çdo viti të përgatisin listën e parashikuar të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Listë e cila do të dorëzohet më pas në organet përgjegjëse për kalimin e fondeve përkatëse.
“Blerja e teksteve shkollore të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt, në emër të prindërve ose përfaqësuesve ligjorë për llogari të nxënësve do të realizohet nga institucioni arsimor për llogari të njësisë arsimore vendore”, saktësohet më tej në vendim.
Lidhur me koston e blerjes së këtyre librave është vendosur që likuidimi i faturës tatimore ndaj subjekteve dhe shtëpive botuese të realizohet nga njësia arsimore vendore, me fondet e miratuara, si: “Transfertë tek individët” në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për arsimin, në llogarinë bankare të shitësit.
Mënyra e shpërndarjes dhe e administrimit të teksteve për këtë kategori nxënësish përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi parashikohen të arrijnë në shumën prej dyqind e shtatëdhjetë milionë lekësh. Qeveria ngarkon Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe Ministrinë Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Rrofte Greqia
Shteti shkerdhate Shqipetar te kete turp,we kaw vjet nxenesit duhet te paguajne librat,pale sipas ligjit shkolla eshte dhe detyrim.
Rrofte Greqia,sepse nga klasa e pare deri ne te dymbedhjeten nuk paguan as dhe nje cent per librat.
Keshtu ka qene gjithmone,eshte shtet dhe jo rrumpalle.
BORDELLO SHTET,PROSTITUTAT POLITIKANET.
Per te gjithe arsimin e detyruar tekstet shkollore duhet te jene falas!