Eni Xheko, është shqiptare e re që ndryshe nga shumë moshatarë të saj të talentuar ka ndryshuar destinacion.
Nuk ka ndjekur rrjedhën tashmë “në modë” të largimit nga Shqipëria në Perëndim ku ka më shumë mundësi punësimi kualitativ për të talentuarit, por nga Perëndimi është rikthyer në Shqipëri, ku ka nismuar një lëvizje rinore për ta ndryshuar këtë tencencë.
Rikthimi i trurit natyrisht nuk është një gjë e lehtë për kushtet e Shqipërisë, por Eni Xheko ka një ide dhe madje e ka institucionalizuar këtë në një grupim si Këshilli Ballkanik Rinor, me të cilin ka startuar një lëvizje galvanizuese.
Ajo flet për nismën por mbi të gjitha shtjellon idenë e rikthimit të shqiptarëve në vendin e tyre, duke krijuar natyrisht kushtet e duhura…
Prej kohësh kryesoni një organizatë e cila inkurajon aktivizmin e të rinjve por më shumë pretendon ngritjen e nje rrjeti elitar të rinjsh në hapësirën ballkanike për politikebërjen e ardhshme. Si erdhët në këtë nismë? Cila ishte ngasja?
Një nga sfidat që kam hasur në përditshmërinë time me të rinjtë, është se të gjithë duan të largohen në vendet perëndimore.
Kjo thirrje për largim nga vendet tona të Ballkanit kryesisht nga trevat Shqiptare, është një thirrje e brendshme dëshpëruese, ku të rinjtë kërkojnë mundësi të reja ekonomike,sociale në të cilën vendi ynë kryesisht nuk po ia ofron këto mundësi.
Filozofia ime ka që qënë e tillë: Nësë ne krijojmë një model vlerash për të rinjtë këtu, ata do e gjëjnë Bashkimin Europian midis njeri tjetrit.
Kjo nismë ju shfaq si një organizatore që nuk pretendon protagonizëm vetiak, por inkurajon protagonizmin e grupeve.
Është kjo një zgjedhje juaj, apo thjesht një strategji e sugjeruar?
Një profesor i im në Francë, në lëndën e menaxhimit të burimeve njerzore, thoshte: lideri është si puna e një llampe në dhomë: që kudo që ta vendosësh do të bëjë dritë.
Pra më fjalë të thjeshta, nuk kam pasur synim evidentimin e vetes, sepse është pozicioni që e bën të tillë, por mundësia që të rinjtë të prezantojnë veten dhe idetë e tyre duke stimuluar veprime pozitive në komunitet.
Nisma juaj duket se tenton sfidën përballë një vale pakënaqësie dhe zhgënjimi qe vërehet në masën e të rinjve të vendit të cilët jetojnë aktualisht krizën e pasigurisë dhe papunësisë dhe preferojnë alternativen e largimit në emigracion.
Është ky një konstatim i drejtë apo thjesht një perceptim?
Siç e përmenda me sipër, aktualisht shumica e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria sepse kushtet ekonomike dhe sociale ia vështirësojnë për të pasur një standard minimal jetëse.
Këto konstatime të vazhdueshme, zgjuan te unë antagonizmin e një dorëzimi pa kushte të xhevahirit të çmuar të kombit tonë siç është rinia.
Unë dua të sjell eksperiencën time si studente në Francë dhe në Amerikë, ku edhe kam punuar njëkohësisht në këto vende, më shtyn që të ndërgjegjësoj të rinjtë që nuk është Bashkimi Europian më i mirë se vendi yt apo “Ëndrra Amerikane” ajo çfarë ti shikon në television. Ëndrra jonë Amerikane është të fuqizojmë demokracinë në vendin tonë dhe të kemi kolona solide institucionale në një garanci vlerash të bashkëjetesës tonë.
Prandaj unë i qëndroj fort idesë që të rinjtë janë motori i energjisë zhvilluese të një vendi.
Ne nuk mund ta lejojmë që këtë motor ta fikim duke e dënuar të vet’largohet më vullnet nga vendi tij.
Jeni e bindur se aktivizmi juaj, domethënë i rrjetit të organizatave dhe grupeve rinore, do të ketë një ndikim të shpejte në kohë, në vendin tone apo në hapësiren rajonale?
Kur u bera pjesë në këtë lëvizje të rinisë si rrjet ballkanik kryesisht në sferën Shqiptare por pa dhënë konceptin nacionalist të saj, nuk mendoja kurrë që kjo do zgjonte shpresat e shumta midis të rinjve. Aktualisht janë ofruar më dhjetra të rinj për të qënë vullnetar dhe për të punuar më kohë të plotë sepse besojnë që në këtë formë po punojnë për rritjen e tyre.
Më kujtohet filozofi John Stuart Mill në librin “Mbi Lirinë” që thoshte – çdo i ri duhet të jetë një qytetar aktiv sepse kështu ai ka mundësi të rrisë vetën e tij intelektualisht por njëkohësisht është edhe një zë shprese për komunitetin ku ai ndodhet.
Nisma të tilla përballen me rezistencen e të vjetërve ose të klasës që ka vendosur statusquone e vet. Si dhe ne ç’mënyra e ndjeni pengimin prej tyre?
Duhet të ketë një ndërgjegjësim nga ana e të vjeterve të cilët duhet të pranojnë këtë realitet sepse rinia sot po i lufton me heshtje dhe më largim nga vendi. Në këtë fazë tranzicioni ku ndodhet Shqipëria të rinjtë po përballen perpara dilemës të largimit nga vendi ose të ulen me të vjetrit e të rinegociojnë rregullat e reja të bashkëjetesës sonë.
Por ajo çfarë konstatoj unë, është se të vjetrit po tregohen tepër bashkëpunues dhe te hapur ndaj iniciativave që vijnë nga të rinjtë dhe po i mbeshtesin ata. Një mbështetje të madhe shohim edhe nga prindërit dhe mësuesit të cilët marrin pjesë në eventet tona dhe janë koshient që ka ardhur koha që gjithësecili duhet të vendosi një tullë në vendin tonë për dobi të gjithëve.
Bravo i qoft studentes …qe ve interesat e vendit ne rradh te par….POR pyetja esht…dhe me te drejt…
Me cfar jeton kjo studente, ? A paguhet kjo per kte pun apo e ben thjesht per idealizem ???
Nese paguhet per kte gje , atehere ska vend per lavderuar sepse ben thjesht nje pun sic bejn gjith njerzit…
Nese e ben per IDEALIZEM E JETON VEC ME AJER…ATEHER I THEMI BRAVO !!!
Besoj studentja Eni me kupton drejt…apo jo ENI ????
Po pranaj nuk behet ai vend,se jetojn tipa me mentalitet muti si puna jote…
PDJA me shpuren e vet te antishtetit perpara dhe ju rinia e shkolluar qe vini nga jasht nga pas , do shkoni ne ESFEL , e them kte jo se nuk me pelqen ideja juaj , ajo esht brilante ,por qe te behet realitet duhet te dalin nga politika njeher e pergjithmon kta politikan antishqiptar zullumqar zuzar krimela e dembela hajdut dhe harbut se me lulin saliun mediun dhe ate shppur antishqiptaresh dhe 99 çash qe jan ne politik vetem do merni veten ne qaf , jam i mendimit te dalin te ter kta maskarenj qe ne politik kan hyr per te vjedhur xhvatur dhe per te ber pasuri me xhdo çmim atehere kjo rini qe thoni ju endrren tende do ta bej realitet , por kta te rinj e te reja qe vin nga jasht kan nje edukacin tjeter ,flas per te lindurit jasht , jan te drejt konceptin e shtetit nuk e shikojn si vend ku vidhet dhe behet rehat por si nje vend pune ku i sherben popullit tend, por kta jan aq naiv dhe te drejt sa kur vin perball politikanve si salianji apo ajo mostra 20 vjeç e LSIse pa permendur ujqit emdhej moniken lulin me shok ,kta te rinj dalin si debila sikur smarin vesh nga jeta por vetem nga shifrat si sander mafisja tek pallati 176t dhe do deshtojn totalisht , se kta politikanet e rinj ketu jan te hurit e te litarit nuk len gje mashtrim e pisllik pa ber , per te mashtruar dynjan kta kan mbaruar shkollen e shejtanit ,e kupton moj vajz ku esht veshtirsia me emadhe e realizimit te ktyre gjerave qe ti enderron per vendin tend. po nuk u nderruan komplet politikanet te rinj e te vjeter dhe ne ven te tyre te vijn te rinj qe kan lindur dhe jan rritur jasht te bejn politiken e kti vendi ky vend kurr nuk do bej prokopi se dhe tek nasa ti çosh kta te PDse dhe lsis di i bejn shkencetaret e nases te marin trastat te ikin nga syt kembet .
Ca vajze e re? Eshte 33 vjec, e nisi shkollen e larte ne 2003 ne SHBA dhe e mbaroi ne 2012 ke UET ne Tirane. Mos merrni leke per postime dhe reklama koti o Mero. Ka punuar dhe tek hotel Xheko, prone e te afermve.
eshte studente?ka nderprere studi met?apo eshte dipllomuar?jo,po qe ti themi trurit tru dhe jo kashte.
po cte afermeve mo , e ka babai vet hotelin
Nuk e kam kuptur pse postojne kto lloj mbeturinash . Sa per informacion, kjo levizje eshte idea e dikujt tjeter qe ka lidhje shume te forta me institucionet e drejtsis ne Shqiperi, po ashtu ka lidhje shume te forta me Beogradin dhe Mosken. Kjo me mendjen qe ka, as ne hale nuk shkon … Gazetare Servila