VIDEO: Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Kajros, 12 të plagosur

13 Korrik 2018, 09:34Bota TEMA

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë kimike pranë aeroportit të Kajros, raporton agjencia shtetërore e lajmeve egjiptiane MENA.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 12 persona.

Ata janë shtruar në spital, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se shpërthimi u shkaktua nga temperaturat e larta në një depo karburanti.

Trafiku ajror në aeroport nuk është prekur, konfirmoi ministri i aviacionit të Egjiptit Younis al-Masri.

Sipas dëshmitarëve okularë, zhurma e shpërthimit ishte shurdhuese dhe flakët mund të shiheshin nga një distancë.  (TemA)

https://www.youtube.com/watch?v=Ila_UtTzYfA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje