sh-presidenti amerikan, Barack Obama ka qenë presidenti më i mirë që SHBA-ja kanë pasur ndonjëherë në kohët moderne.
Rreth 44 % e të pyeturve nga qendra kërkimore “Pew” zgjodhën ish-presidentin Obama.
Në vendin e dytë u rendit Bill Clinton, i zgjedhur nga 33% e të pyeturve, ndërkohë që Ronald Reagan mban vendin e tretë me 32% të të pyeturve,raporton ata.
Rreth 19% e amerikanëve kanë zgjehdur presidentin aktual, Donald Trump, i cili u rendit në vendin e katërt përballë presidentëve Bush, John F. Kennedy dhe Franklin Delano Roosevelt.
Sipas qendrës kërkimore “Pew”, një përqindje e ngjashme e amerikanëve (20%) e preferonte Obamën gjatë gjysmës së mandatit së tij.