Recep Tayyip Erdogan vë nën kontroll edhe teatrin, operën dhe baletin e shtetit turk.
Me anë të një dekreti presidencial të lëshuar menjëherë pas nisjes zyrtarisht të mandatit të ri, Erdogan ka vendosur për transferimin e strukturave përkatëse nën kompetencën dhe menaxhimin e Presidencës së Republikës.
Kjo është nisma e radhës për t’i përqendruar të gjitha pushtetet në duart e Erdoganit.
Sipas tij, kalimi i teatrit në varësinë e Presidencës bëhet me qëllim për të përmirësuar burokracinë.
Por për opozitën, kjo është një lëvizje për të rritur kontrollin gjithnjë e më të gjerë mbi jetën publike dhe për ta vënë nën regjimin e një njeriu të vetëm.
Vendimi ka ngjallur reagime të ashpra në rrjetet sociale. (TemA TV)
Bravo Turqia shtet serioz dhe largpames