Fatmir Xhafaj: Treguesit e sigurisë janë përmirësuar, opozita të jetë e përgjegjshme për atë çfarë bën dhe çfarë thotë

14 Korrik 2018, 14:21Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i është përgjigjur akuzave të opozitës.

Teksa ishte sot në Vlorë ku shikoi nga afër masat për sezonin turistik, ai tha se forcat opozitare kanë zgjedhur të shpifin.

Ministri shton se të gjithë treguesit e sigurisë janë përmirësuar.

Çdo opozitë natyrisht nuk ka për detyrë të përkëdhelë qeverinë, por çdo opozitë duhet të jetë e përgjegjshme për atë çfarë bën dhe atë çfarë thotë.

Motoja që ka sot opozita është shpif, shpif se diçka do të mbetet. Është zgjidhja më e gabuar që ka bërë edhe në mungesë të një alternative, por edhe në dëm të imazhit të vendit, të qytetarëve por edhe të vet të Vlorës.

Natyrisht, opozita do të bëjë të vetën dhe ne jemi këtu për të bërë tonë. Unë besoj se treguesit e sigurisë janë në përmirësim dhe do të jenë akoma më shumë”, tha Xhafaj. (TemA)

3 komente në “Fatmir Xhafaj: Treguesit e sigurisë janë përmirësuar, opozita të jetë e përgjegjshme për atë çfarë bën dhe çfarë thotë”

  1. Arit says:

    Policise u be pothuasje nje vit qe i eshte kthyer dinjiteti dhe respekti. E patolerueshme ndaj shkelseve.

  2. Pulpa says:

    Me vjen shume mire qe shqiperia nuk shikohet me si vend i trafikimit te narkotikeve dhe komshinjt e mij ne Italia e shikojn si atraksion dhe destinacion per pushime. Kjo do te thot me shume turist, me shume te ardhura per shqiptaret

  3. arbri says:

    Jan shtuar masat per sigurine e turisteve vendas dhe te huaj. Se kisha pare ndonjeher kete mase me pare sa koh kam qe vi me pushime ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje