Liqenit Artificial të Tiranës po i shtohen dita-ditës pistat e reja të vrapit dhe korsitë e biçikletave. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punën për rigjallërimin e mëtejshëm të parkut dhe theksoi rëndësinë e vijimit të transformimit që po pëson çdo ditë qyteti i Tiranës.
“Më kujtohet projekti ynë i parë te Liqeni: këndi i lodrave për fëmijë. I mbaj mend edhe lëvizjet, atëherë quhej: “Mos ma prek Parkun”, kurse sot quhet: “Mos ma prek Teatrin”; është e njëjta gjë. Pyetja është kjo: Nëse nuk i prekim gjërat me dorë, si do i ndryshojmë? Gjërat ndryshohen kur preken me dorë. As shtëpia nuk rregullohet vetë, po nuk vumë dorë. Pra, e gjithë kjo frymë rezistence ndaj ndryshimit, është si fryma e atyre që vazhdojnë të përdorin telefonin e vjetër me butona, kur bota sot ka smartphone. Ndaj, pyetja që kemi sot është: A do të vazhdojmë të modernizohemi apo do të mbetemi peng i ca nostalgjive apo ca fiksimeve?”, tha Veliaj.
Ai deklaroi se ndryshimet që ka pësuar Parku i Liqenit me këndin, korsitë e vrapit, librarinë dhe pyllëzimin janë treguesi më i mirë i ndryshimeve pozitive. “Qytetet, përfshi edhe Tiranën tonë, janë zhvilluar kur kanë ndryshuar. Të thuash s’kemi park, s’kemi teatër, s’kemi shesh, s’kemi bulevard dhe pastaj kur fillon e i bën këto, i kthehesh: Mos ma prek këtë, mos ma prek atë, është realisht një humor i zi, që nuk bën për të qeshur. Ndaj, është shumë e rëndësishme që ta vazhdojmë transformimin e Tiranës dhe për këdo që nuk e kishte të plotë vizionin kur pa vetëm këndin e lodrave, por tani me librarinë, korsitë, pistat, pyllin orbital, besoj se na jep të drejtë kur themi se vetëm kur i prekim gjërat me dorë, mund t’i ndryshojmë. Fatin tonë nuk na e ka njeri tjetër në dorë dhe për ta bërë Shqipërinë dhe Tiranën si jashtë shtetit e kemi vetë në dorë”, u shpreh ai.
Lidhur me pistën e vrapit dhe korsitë e biçikkletave përqark Liqenit Artificial të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj theksoi se bashkia po çon me shpejtësi përpara projektin për ndërtimin e korsive të dedikuara. Si rezultat i ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave të zëna dhe rehabilitimit të zonës, është dyfishuar sipërfaqja në dispozicion të qytetarëve për të kaluar disa çaste çlodhëse.
“Sapo kaluam shirat, po rikuperojmë kohën e humbur nga moti për të ecur me shpejtësi për korsitë e reja të biçikletave. Siç e keni parë, ka hapësirë për të gjithë: korsitë e kuqe janë për biçikletat, korsitë e tjera për këmbësorët, ka një pjesë për ata që thjesht duan të ecin, do të ketë edhe një sinjalistikë që i respekton korsitë, por ajo që ishte e habitshme për të gjithë ne, është se sa hapësirë i kemi dhënë Liqenit. Trashëguam një Liqen që në fëmijërinë tonë ishte vetëm një copë e vogël rreth kishës së Shën Prokopit, prapa universitetit, dhe krejt papritur jo vetëm që është bërë Unaza në gjithë Liqenin, por kemi përfituar dy herë hapësirë”, deklaroi Veliaj.
Ai nënvizoi se nga një hapësirë e mbushur me ndërtime pa leje gjer tre vite më parë, tashmë ky park ofron mundësi për të gjitha grupmoshat, ndërkohë që numri i atyre që e frekuentojnë ka arritur në 300 mijë. “Njerëzit duhet ta pranojnë se mbas 27 vitesh qyl buzë Liqenit, vjen një moment ku thua filmi mbaroi, festa mbaroi, tani Liqeni i përket të gjithëve, jo atij që e zaptoi i pari, jo të fortit, jo atij që mendon se mund t’i imponohet qytetit me dhunë. Qyteti sot imponohet me rregulla, ndaj më vjen mirë që jo vetëm kemi rikuperuar gjysmën, por po rigjallërohet. Sot kemi 300 mijë qytetarë unikë si vizitorë të rregullt te liqeni”, nënvizoi Veliaj.
Përmes këtij projekti, Bashkia e Tiranës ka synuar krijimin e një itinerari të pandërprerë për këmbësorët përqark Liqenit të Tiranës, duke përmirësuar dukshëm aksesin e qytetarëve në pjesën çlodhëse dhe argëtuese të liqenit. Gjithashtu, është ndërtuar edhe një linjë biçikletash me dy korsi kalimi të pavarur, duke sjellë më shumë harmoni, por edhe siguri për qytetarët e shumtë që frekuentojnë parkun.
Nisni punen dhe lerini llafet…Ndertoni teatrin dhe mbaroni shesjin Skenderbej…tek kisha ortodokse eshte pet ibret akoma… Lerini qenin Sali te leh dhe bucen Lulezim te ulerije…ju vazhdoni punen.
Duhen te vendosen tabelat per kembesoret dhe per korsite e bicikletatave, pasi njerezit nuk i kane idene dhe ecin si dele
Gjithashtu duhet te futen nen dhe kabllot elektrike qe ne shume vende jane mbi siperfaqen e tokes
Kompania qe ben punimet duket qe eshte jo vetem pa pervoje por edhe abuzuese
Po e teproni me betonin ne liqen. Rruge paralele pa fund dhe fare pa kuptim Lojrat e femijve tani jane demtuar mbi 70% dhe vetem betoni ka mbetur. Mjaft me me vetelavderime se po na e shpifni. Te ze koka §je s’te bejne me kembet per te vajtur atje. Edhe per vrapuar eshte bere e veshtire sepse do vraposh betem ne beton dhe do thithesh gazin qe leshojne makinat e shumta aty.
A ka kuptim 1000 leke ora parkim neper lagje?
,
LALI !! RRUGËN SAMI FRASHËRI ,??
Shqiperia nuk ka ndertuar as edhe nje rruge automobilistike brenda zonave urbane,sipas parametrave perendimore,
ky mashtruesi flet per korsi biçikletash,qe egzistojn dhe do te ekzistojn gjithmone vetem si segmente,fakt qe e ben te
pamundur perdorimin e biçikletave,ndryshe iken per lesh,kur je i detyruar te udhetosh ne rrugen e makinave.Sa vende
te reja pune ke hapur,sa investitore ke terhequr,keta jan treguesit kryesore te politikes se sukseshme,dhe jo prish bishta
e bej kunja!Jerevani,Kryeqyteti i Armenise ka metro,Tirana nuk ka as trena.Te gjith stacionet kryesore te trenave,jan ne
qender te Qyteteve ,ndersa Tirana eshte i vetmi Kryeqytet ne Bote pa stacion treni.Edhe ai qe ishte ne Periferi,ne vend
qe te zgjatohej deri ne qender,u hoq fare!!!Dhe merita per kete i takon Kryebashkiakut me te mire ne Bote,atij qe e degdisi
stacionin e trenit jasht Kryeqytetit.
Un nuk e kuptoj pse duhet të ketë korsi asfalti në mes të parkut për biçikleta. E bukuara e parkut ështe se kalon me biçikletë nëpër kodrina e rrugë të pashtuara e jo me korsi si të ishe në qytet. Parku bie erë asfalt në vend të erës së pishave. Mbeturinat e inerteve janë hedhur në anë të rrugëve të hapura (krim mjedisor). Lali Eri nuk e di që telefonat e parë celularë që dolën (ngjanin si tulla) tani vlejnë dhjetra mijra dollarë sepse janë të vjetër. Krhasimi i teatrit me celularët është e kundërta e asaj që thotë ai….meqë është i vjetër vlen më shumë për historinë që ka e kohën që është bërë.
MOS E PREK TEATRIN,, MOR SHKERDHATE E KUQE,,,MOR SHITES FIQSH,,,,,MOR PJELLE E KEQE,,,,,NQS,,,,NUK I THUA DOT RAMES JO, ,,,,LERE PUNEN MOR QEN ,,,,MOS I BEJ ZAGARI I RAMES;,,,,APO TE DHIMBSET RROGA,,,,,NJERIU MOR VELIAJ MOR HORR,,, KA VLERA MORALE,,,,MORALI NJERIUT AS BLIHET AS SHITET,,,,,,,THE NE FUSHATE SE TIRANA DO KETE ZERO NDERTIME,,,,KU E KE KETE PRENTIM,,,,,,LEGEN,,,QEN I PABESE…..
Sidomos kur vesh paliçeta asnje s’ma kalon,
as ne shitje fiku dhe as ne gara me biçkileta.