Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me policinë bashkiake ka konfiskuar në Sarandë afërsisht 50 litra qumësht disa shitësve ambulant që tregtonin qumështin me bidona dhe me kushte të rënda higjeno – sanitare.
Gjatë aksionit janë bllokuar 43 litra qumësht dhe janë dërguar për analizat përkatëse.
Sipas AKU nuk do të lejohet më të shitet qumësht i tillë nëpër rrugë.
Ky operacion i Aku është në vazhdën e punës për disiplinimin e baxhove, stabilimenteve tregtim qumështi dhe tregtimin ambulant në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të Sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në shitës ambulant, të cilët tregtojnë bulmet të pasigurtë, të pa licencuara, pa nipt dhe pa kupton tatimor (kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij).
Krijo ti si i vetquajtur shtet mundesin qe te shitet qumeshti.Fshatari nuk do qe te beje 10 km per te shitur 4 a 5 bidona qumesht por e bene nga halli se ti i vetquajtur shtet vihesh ne dispozicion te matrapazeve te cilet e grumbullojne qumeshtin pothuajse pa leke.Ky veprim qe bene ky i vetquajturi shtet e perfaqsuar nga aku ne emer te popullit(i cili ka 28 vjet qe ushqehet ne kete forme dhe se ka gjete gje) kerkon ti pres krahet atyre qe punojne dhe dtth qe ose fshataret te punojne per matrapazet ose te braktisin vendin dhe te punojne po per tjeter kend. I nderuar gazetar qe boton keto shkrime interesohu pse e bejne keta puntor te palodhur kete veprim dhe mos u beje fresket matrapazeve te shtetit te perfaqsuar nga aku.Z gazetar hyji problemit ne themel dhe do te respektohesh eshte fenomen nuk eshte e rastesishme.