Modelja Chloe Ayling u rrëmbye dhe u mbajt peng për 6 ditë në Itali muaj më parë.
Historia e saj ishte tronditëse.
Por, ka shumë dyshime se si kanë shkuar ngjarjet në të vërtetë.
Ajo u rrëmbye në Milano dhe për lirimin e saj u kërkuan 300 mijë euro, ndryshe do të shitej si skllave seksi.
Gjatë ditëve që u mbajt peng, në një intervistë të dhënë sot, Ayling thotë se u përpoq që të lidhej emocionalisht me rrëmbyesin.
Kjo, duke qenë se sipas saj, ajo kuptoi që ai e pëlqente atë.
Rrëmbyesi i kishte kërkuar asaj që ta puthte dhe i kishte kërkuar të kishin marrëdhënie seksuale.
“Mendova se ky është shansi im për të dalë”, thotë Ayling, sipas së cilës, rrëmbyesi kishte rënë në dashuri me të.
Pasi pa që paratë nuk po paguheshin, ai e ka dorëzuar modelen në Ambasadën britanike në Milano.
Por dëshmitarët thonë se i kanë parë ata shumë të qeshur dhe të afërt me njëri-tjetrin, gjë që nuk është fort normale për një rrëmbim.
Modelja është justifikuar, duke thënë se “unë duhet të bëja gjithçka që ai të binte në dashuri më mua.”
Rrëmbyesi, një shtetas polak, u dënua me 16 vjet burg.
Ai tha në gjyq se njihej me Ayling dhe kishte rënë në dashuri me të.
Sipas tij, plani i rrëmbimit ishte sajuar nga të dy ata, për të shkaktuar një skandal që do të ndihmonte karrierën e Ayling si modele.
Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata e dënoi atë.(TemA)
Kurv e zonja u tregu edhe ajo.
S thon kot qe femna fut edhe shejtanin n shishe e jo me nje gango fshati n burg,qe se ka per gjo fare.shum kollaj.
Tipike angleze. Shesin edhe mamane, banana, femijet per pak fame.