Ish-trajneri i Milanit dhe Juves sulmon ashpër Mesin: Arrogant, zhgënjimi më i madh i Botërorit!

16 Korrik 2018, 20:17Sport TEMA

“Rusi 2018” në syrin e ish-trajnerit të Milanit, Alberto Xakeronit, i cili në karrierën e tij ka përjetuar një përvojë Botërori, teksa në “Brazil 2014” ka drejtuar Japoninë.

Trajneri i njohur italian ka folur pema të ndryshme të Botërorit të fundit në “Radio 24”, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen, shkruan Vip Sport, është deklarata e fortë kundër yllit argjentinas, Lionel Mesit:

“Më pëlqeu më shumë Kroacia në finale. Franca nuk bëri lojë, por ka shumë talente në skuadër. Nuk e prisja një finale mes këtyre dy skuadrave.

Penalltia? Për mua nuk ishte, sepse është topi që shkon drejt krahut të Perisiç dhe jo e kundërta.

Në golat e tretë dhe të katërt Subashic nuk lëvizi, sepse, sipas meje, kishte probleme. Gjatë ndeshjes e pashë të prekte këmbën shpesh.

Zakonisht, skuadrat e ish-Jugosllavisë kanë pasur probleme organizimi. Kurse këtë herë Kroacia ishte e bashkuar dhe i la pas problemet e federatës, siç bëri Italia në vitet 1982 dhe 2006.

E kam thënë gjithmonë: Pogba paraqitet më mirë, kur luan më shumë afër sulmit, ndërsa te Franca ka qenë i detyruar të luajë prapa për të ruajtur ekuilibrat e skuadrës.

“Topi i artë”? Besoj se do ta fitojë Mbape. Nëse do të fitonte Kroacia, do ta merrte Modriç.

Mesi ishte zhgënjimi më i madh Botërorit.

Nuk ka pasur kurrë sjelljen e lojtarit, i cili duhet të japë shembullin e tij në kombëtare.

Shpesh më është dukur shumë arrogant. Nuk bëri asgjë.

E kuptoj që te Barcelona bën gjëra të mëdha, por tek Argjentina duhej të sakrifikonte, të punonte më shumë.

Është një Mesi ndryshe nga ai i klubit të tij”, ka thënë mes të tjerash trajneri italian, Xakeroni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje