Ish-presidenti i Real Madrid: Largimi i Ronaldo-s një gabim historik

16 Korrik 2018, 17:11Sport TEMA

Sipas ish-presidentit të Real Madrid, Ramon Calderon, klubi ka bërë një gabim historik duke lënë Cristiano Ronaldo-n të largohet te Juventus.

Ylli portugez ka mbërritur në Itali ditën e diel dhe ditën e hënë ka kryer vizitat mjekësore në prag të prezantimit të tij zyrtar.

Ronaldo i ka kushtuar 112 mln euro gjigantëve të Serie A, duke i dhënë fund një ecurie 9-vjeçare te Los Blancos.

Calderon është presidenti që e ka sjellë në Bernabeu më 2009, dhe mendon se klubi ka bërë një gabim të madh: “Është shumë e trishtueshme që kemi shitur një lojtar si Cristiano Ronaldo, është për të ardhur keq.

“Me atë që më kushtoi për ta blerë, punën e madhe që bëmë për ta sjellë në Madrid…Manchester United nuk donte ta shiste dhe ishte shumë e vështirë.

“Dhe tani e kanë shitur për 100 mln. Shitja e tij nuk është një lajm i mirë, si për 100 mln si për 1 miliard.

“Është një gabim historik.”

1 komente në “Ish-presidenti i Real Madrid: Largimi i Ronaldo-s një gabim historik”

  1. realmadrid says:

    Ronaldon nuk e bleu Ramon Kalderon, pamvaresisht se ai insiston qe ishte Ai qe krijoi kushtet per blerjen e tij. Ronaldon e bleu Florentio Perez. E ka thene vete Ferguson ne librin e tij. Kur Ronaldo i kerkoi te largoheshte nga Mancesteri ne kohen e Ramon Kalderon, Ferguson i eshte shprehur tekstualisht: Une te vras dhe nuk te lejoj te shes ke ai “son of the bitch”.
    Me poshte ka thene: Pastaj ne krye te Realmadrid erdhi Florentino Perez, dhe ne arritem nje marreveshje Xhentellmenesh me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje