Antoine Griezmann në ekstazë: Sot do të fle unë me atë…

15 Korrik 2018, 20:20Sport TEMA

Antoine Griezmann është shpallur Lojtari i Ndeshjes teksa Franca ka mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2 në finalen e Kupës së Botës 2018.

Ishte një ndeshje fantastike në Luzhniki, dhe sulmuesi i Atletico Madrid ka treguar edhe njëherë pse konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë.

Ka qenë ai që ka provokuar autogolin e Mandzukic, si dhe ka shënuar nga pika e bardhë po në pjesën e parë. Pas ndeshjes, ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë fjalët për të përshkruar triumfin më të madh të karrierës së tij.

“Nuk e di ku jam. Por di të them që jam shumë i lumtur,” shprehet Griezmann.

“Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë.

“Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë.

“Sot do të fle unë me Kupën e Botës.”

2 komente në “Antoine Griezmann në ekstazë: Sot do të fle unë me atë…”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Mer dhe kete timin dhe behuni 3 per te fjetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje