VIDEO: Trofeu i Kupës së Botës mbërrin në "Luzhniki Stadium"

15 Korrik 2018, 16:28Sport TEMA

Duhen edhe rreth 30 minuta nga starti i finales së Kupës së Botës dhe pritshmëria është maksimale.

Franca dhe Kroacia do të luajnë ndeshjen e jetës së tyre në stadiumin Luzhniki.

Një ndeshje që ëndërrohet që nga fëmijëria, me të njëjtin qëllim: Ngritja e trofeut të Kupës së Botës duke veshur uniformën e ekipit kombëtar. Franca kërkon trofeun e dytë botëror, pas atij në 1998, ndërsa Kroacia ka rishkruar historinë dhe kërkon hakmarrje, sepse në Francë ’98 u ndal në gjysmëfinale pikërisht nga “Gjelat”.

Dhe ajo vetë, e ftuara më speciale, protagonistja e mbrëmjes, ka arritur pikërisht në stadium gati për t’u ngritur nga Lloris ose Modric.

Do të shfaqet përballë të dy ekipeve kur ata të hyjnë në fushë dhe pastaj do të qëndrojë atje deri në momentin përfundimtar, në anën tjetër, si një grua e bukur që është e bekuar nga numri i madh i meshkujve që e nderojnë dhe luftojnë për të, atëherë ajo do të ngrihet lartë në qiellin e Moskës për t’u admiruar dhe glorifikuar.

Momenti i ardhjes së kupës në stadium:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje