Modric shpallet Topi i Artë i Botërorit, nderohen edhe Mbappe e Courtois

15 Korrik 2018, 19:54Sport TEMA

Është Luka Modric Topi i Artë i Botërorit. Pavarsisht humbjes së Kroacisë në finalen ndaj  Francës, mesfushori i Realit të Madridit është zgjedhur nga FIFA si lojtari më i mirë i kompeticionit që u zhvillua në Rusi duke lënë pas kapitenin e Belgjikës Eden Hazard dhe sulmuesin e Francës Antoine Griezmann.

Lojtari i ri më  i mirë i Botërorit nuk mund të ishte askush tjetër përveç se Kylian Mbapp,autori i 4 golave në këtë Kupë Bote.

Ndërkohë falë paraqitjes së tij mbresëlënëse sidomos në çerekfinalen ndaj Brazilit Thibaut Courtois numri 1 i Belgjikës është fitoi çmimin e portierit më të mirë të Botërorit. Spanja edhe pse zhgënjeu në këtë Kupë Bote fitoi çmimin e skuadrës fair play.

Harry Kane me 6 golat e tij u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit i ndjekur nga Lukaku, Mbappe e Griezmann me 4, ndërkohë që sulmuesi i Atleticos së Madridit dhe i përfaqësueses franceze u shpall nga FIFA lojtari më i mirë i finales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje