VIDEO: "Gjelat" e Francës kthejnë në shtëpi Kupën e Botës, mbyllet ëndrra kroate

15 Korrik 2018, 18:53Sport TEMA

Franca është kampionja më e re e Kupës së Botës duke ngritur në qiell trofeun më të rëndësishëm në Botë.

“Gjelat” e drejtuar nga trajneri Dider Deshamp, fitojnë në Rusi trofeun e dytë në historinë e tyre pas atij të fituar për herë të parë në vitin 1998.

Brezi i artë francez arriti që të bëjë një Kampionat Botëror spektakolar në “Rusi 2018” duke bërë sfida spektakolare që nga faza e grupeve deri në finalen e madhe që u zhvillua në “Luzhniki” të Moskës duke fituar përballë Kroacisë.

Një fitore spektakolare e Francës me rezultatin e thellë 4-2 nën një 90-minutësh fantastik që dhuroi spektakël dhe emocione që në minutën e parë deri në vërshëllimën e fundit.

45 minutat e para ishin spektakolare ku u shënuan plot tre gola. I pari që hapi serinë ishte një autgol i Mandzukiç në minutën e 18-të që shkaktoi një autogol në portën e tij.

Por, pas 10 minutash Kroacia barazpeshon me anë të Perisiç që shënoi një gol mjaft të bukur brenda zonës.

Megjithatë, Franca do ta mbyllte në epërsi pjesën e parë duke shënuar me Grizman që goditi saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 2-1.

Ashtu si 45 minutat e para dhe pjesa e dytë do të ishte spektakolare ku nuk munguan golat dhe rastet e shumta.

Pol Pogba dhe Kilian Mbappe në minutat e 59-të dhe 65-të shënuan dy gola të shpejtë për Francën që i dhanë qetsinë e duhur për të shkuar të qetë drejt një triumfi të madh.

Një gafë e Lloris në miunutën e 69-të i dha mundësinë Mandzukicit që të shënonte golin e dytë për Kroacinë , por që nuk i mjaftoi për të bërë një përmbysje.

Në fund Kampionët e Botës janë Francezët që rikthejnë në shtëpi Kupën e Botës, ndërsa ëndrra e bukur kroate mbyllet me vendin e dytë.

Kliko KËTU për të ndjekur të gjithë rastet e ndeshjes dhe më poshtë golat e takimit. (TemA)

Autgoli i Mandzukic

Goli i Perisic

Goli i Grizman

Goli i Pogba

Goli i Mbappe

Goli i Mandzukic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje