ANALIZA: "Shqiptarët në Serbi kërkojnë të drejta të njëjta me ato të serbëve të Kosovës"

17 Korrik 2018, 14:07Rajoni TEMA

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të tri komunave në jug të Serbisë, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, po kërkojnë që në procesin e dialogut dhe marrëveshjes politike që pritet të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të futet si çështje edhe zgjidhja për këto tri komuna.

Ata me anë të një deklaratë të përbashkët kërkojnë që në dokumentin përfundimtar të një marrëveshjeje të mundshme Kosovë – Serbi, të jetë e përfshirë edhe çështja e statusit të tyre.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha për Radion Evropa e Lirë se shqiptarët në Luginë të Preshevës, vazhdojnë të ballafaqohen me probleme dhe shkelje të mëdha të të drejtave njerëzore.

“Nuk mund të ketë stabilitet dhe paqe afatgjate në Ballkan derisa vazhdojnë të ekzistojnë burimet e krizës, çfarë janë këto në Luginën e Preshevës. Mendojmë se nuk mund të ketë raporte ndërfqinjësore të mira midis Serbisë dhe Kosovës, edhe eventualisht nëse arrihet një marrëveshje, derisa të drejtat e shqiptarëve këtu vazhdojnë të cenohen”.

“Prandaj, kemi kërkuar nga të gjitha palët pjesëmarrëse në këtë dialog në Bruksel, që të angazhohen që edhe çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Luginë të gjejnë një zgjidhje dhe të marrin drejtimin e duhur”, tha Kamberi.

Kamberi tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës, kërkojnë nga Presidenti i Kosovës, Kuvendi dhe Qeveria që të angazhohen shumë më tepër në realizimin e kërkesave të shqiptarëve në këto tri komuna.

Ai tha po ashtu se është irelevante nëse në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë të ketë ndonjë përfaqësues nga Lugina e Preshevës, por, sipas tij, relevante është zgjidhja e problemit.

“Çështjet e pakicave kanë rol vendimtar. Derisa Kosova u ofron mundësi maksimale serbëve atje, në të njëjtën kohë Serbia ka kërkesa edhe mbi ato që ofron bashkësia ndërkombëtare, kurse shqiptarëve në Serbi u mohohen të drejtat më elementare, bile edhe ato të drejta të cilat me të drejtën e brendshme të Serbisë janë të garantuara”.

“Atëherë, ne kërkojmë që këtu të vendoset një paralelizëm. Krijimi i pakicave të privilegjuara si në rastin e serbëve në Kosovë në dëm të të drejtave fundamentale të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk besoj se mund të jetë në të mirë të ndërtimit të fqinjësisë së mirë”, tha Kamberi.

Institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar nga autoritetet e Serbisë që t’i respektojnë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, thotë Bekim Çollaku, këshilltar i presidenti Hashim Thaçi.

“Sigurisht, që Serbia duhet të bëjë shumë më tepër për t’i përmbushur kërkesat legjitime të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Ndërsa, institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të përkrahin dhe mbrojnë interesat e shqiptarëve në Serbi, në të gjitha format demokratike. Kjo sigurisht, që nuk e përjashton diskutimin e kësaj çështje në nivele të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova aplikon standardet më të larta dhe është shembulli më i mirë që duhet të marrë Serbia për respektimin e të drejtave të komuniteteve”, tha Çollaku për Radion Evropa e Lirë.

Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për rajonalizim thotë se është joreale të pritet që në dialogun e Brukselit të zgjidhen çështjet e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi, ngase, siç thotë ai, të dyja vendet i kanë sistemet e tyre normative, që rregullojnë të drejtat e pakicave.

“Diku të drejtat e pakicave rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve bilaterale të cilat Serbia i ka me Maqedoninë, Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë, por që këto të drejta në gjithë Evropën janë të ndryshme. Kështu që këtu nuk ka një model të caktuar. Secili vend është rast më vete”, thotë Popov.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar deklaratën e përfaqësuesve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, u kishte thënë atyre që të “mos luajnë”, duke nënvizuar se “çdo durim e ka edhe kufirin e vet”.

“Prishtina nuk dëshiron që të zbatojë atë që ka nënshkruar me Marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin e komunave serbe, kurse këtu flasim për atë se këta tash po kërkojnë të drejta që nuk i kanë. Cilat të drejta nuk i kanë?”, kishte deklaruar Daçiq, duke kundërshtuar kërkesat e shqiptarëve të Luginës.

Në anën tjetër, Aleksandar Popov thotë se deklarata e përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës mund të jetë një tjetër përpjekje për realizimin e ideve për shkëmbim territoresh, ide këto të cilat i cilëson fare pak të besueshme.

“Pjesa më e madh e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos ajo pjesë e përfshirë në vendosjen e asaj se si do të duket marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nuk mbështet opsionin e ndarjes së territorit të Kosovës, ngase atëherë do të hapej procesi i ndarjeve të reja”, thotë Popov.

Ai thotë se komunat, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë janë ndër më të varfrat në Serbi, kështu që sipas tij, shteti serb duhet të investojë në zhvillimin e tyre dhe integrimin e të gjithë banorëve të atjeshëm, shqiptarë, serbë, romë e të tjerë.

Kurse, Jeta Krasniqi, njohëse e procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, [Instituti Demokratik i Kosovës] tha për Radion Evropa e Lirë se përfaqësuesit e qytetarëve të Luginës së Preshevës, kanë të drejtën të kërkojnë respektim të të drejtave të tyre në bazë konventave ndërkombëtare, reciprocitet të këtyre të drejtave me komunitetin serb në Kosovë, duke përfshirë këtu, siç tha ajo, edhe Kartën Evropiane të vetëqeverisjes lokale, të njëjtën mbi të cilën është synuar dhe ofrimi i të drejtave të komunitetit serb në Kosovë.

“Të drejtat elementare të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës në mënyrë të vazhdueshme janë shkelur nga autoritetet e Serbisë. Dialogu Kosovë-Serbi synon përmirësimin e jetës së qytetarëve, patjetër që dhe çështja e garantimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës duhet të jenë pjesë e adresimit dhe zgjidhjes në mes palëve. Kjo zgjidhje duhet të kërkohet edhe nëpërmjet rrugëtimin të Serbisë në BE”.

“BE-ja duhet të kërkojë nga Serbia respektim të të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi, duke e kushtëzuar rrugëtimin e Serbisë në BE dhe hapjen e kapitujve të rinj me respektimin të të drejtave njerëzore, politike dhe ekonomike të tyre. Liderët kosovarë në mënyrë të vazhdueshme kanë deklaruar se do të ketë reciprocitet me palën serbe. Të njëjtën po e kërkojnë edhe qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës”, tha Krasniqi.

Qasja konstruktive e cila promovon të drejtat e qytetarëve, duhet të jetë thelb i këtyre diskutimeve në të dy anët e kufirit, pohon Krasniqi.

“BE-ja si lehtësuese e këtij procesi duhet ta synojë, për të ndërtuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Prandaj dhe vullneti i qytetarëve të Luginës së Preshevës duhet të merret parasysh, qoftë nga lidershipi kosovar, por ashtu dhe nga vetë lidershipi i Serbisë”, tha ajo.

Drejtuesit e komunave shqiptare në Luginën e Preshevës thonë se shqiptarët e këtyre komunave vazhdojnë të kenë probleme me arsimin, me pamundësinë që të furnizohen me tekste shkollore nga Kosova, si dhe pamundësinë për nostrifikimin e diplomave që i kanë marrë në Kosovë, pavarësisht marrëveshjeve që janë nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e diplomave.(rel)

10 komente në “ANALIZA: “Shqiptarët në Serbi kërkojnë të drejta të njëjta me ato të serbëve të Kosovës””

  1. KORÇARI says:

    BUDALLALLËKU JUAJ ËSHTË QË SAPO FITONI LIRINË LËSHOHENI PA FRENA DREJT TURQISË DHE MË TEJ EKSPORTOHENI SI TURQ NË TURQI,.
    KJO DUKET HAPUR NË KOSOVË DHE MAQEDONI , KU SAPO FITUAT PAKËZ LIRI HARRUAT IDENTITETIN SHQIPTAR DHE DEKLAROHENI TURQ.JO TË GJITHË SIGURISHT, POR ATA QË E BËJNË E BËJNË KAQ BUJSHËM SAQË TË TJERËT HUMBASIN. NË MAQDONI KUR RASTISA TË SHKOJA , FOLA ME DISA SHQIP , POR SHQIPE TË PASTËR SIÇ E FLASIN VETËM SHQIPTARËT , POR KUR I PYETA SHQIPTARË JENI MË THANË JOOOOO JEMI TURQ DHE S’PRANONIN NË ASNJË MËNYRË TI QUAJE SHQIPTARË. JA KAQ ODIOTË JENI SA BËHENI VEGLA TURKE DUKE AHPËNË UJË NË MULLIRIN E ÇETNIKËVE SËRBË QË DUAN SHFARROSJEN E SHQIPTARËVE.

    1. preshevali says:

      Ti nuk qanë hallin se shqiptarët Luginës eksportohen si turq por se nuk eksportohen si helaçe dhe shkie.
      Ne u sollëm juve Janullën që po ju hanë ngadal si krimbi drurin nga brenda.
      Ti e urrenë turkun jo per hesapë te shqiptarëve por se ta shkërdhen helaçen.
      Perandoria nuk ishte këtu për te mirën e shqiptarëve por se me pakë e keqe se shkiët dhe helaçet.
      Ne kohën e turkut shqiptarët ishin rracë sunduse, dhe ketu ne Luginë edhe 100 vjetë pas perandorisë shkiët i therrasin “Aga”,
      e ju vraponi pas Janullës qe ju nënçmonë, ju çnderonë duke ju mekembë moralin dhe shëndrru ne hyzmyqarë.
      Turku ju ka fajin qe edhe pas 100 vjetëve nuk arritni dotë te beni shtetin, shih gjykatën kushtetuse, me ministra kriminelë.
      Sot e ksaj dite po shisni Tokë e Detë, dhe ketu ju ka fajë turku.

      Ec shko merre sheqerkën te Janulla dhe degjoje ligjëraten për “Μεγάλη Ιδέα” ,
      e mandej shko te Erdogani ta tregon “Megali Idenë” duke te treguar se si rrjepet cjapi.

      1. Albani says:

        Mbani fort o Preshevali dhe mos e rruani per disa Korcare e bythpalare te Janulles

    2. Albani says:

      O KORCARI
      GOMAR TI GOMAR AI QE TE POLLI
      PERSE KAPE PER DEGESH TE Q….TRUTE E KOKES,KUR E THUA DHE VETE QE JANE ME KOKRRA ATA QE THUA.
      SHQIPETARET ATJE PO MBAJNE GJALLE SHQIPTARIZMIN O TE Q…NENEN
      RROFTE PRESHEVA E BUJANOVCI

  2. Gano says:

    Pse jo, njesoj te gjithe, reciprocitet.

  3. Flm says:

    Si mund te barazish Kulturen Autoktone (te Krishtetizmit Europian) qe mbart per mijera vjet nje popullat (ajo Serbe), me Kulturen Islamo-Otomane qe mbart nje popullat tjeter ajo e Lugines se Presheves ???
    Kur dihet qe kjo Kultur (e fundit) ka ardhur me dhune, masakra … dhe perhapet si “kolere” akoma edhe sote ne Europ, nepermjet presionit dhe Terrorit.
    ###
    E them edhe je here …. jo vetem une por gjithe Bota, ajo popullat e L.P. nje soje si e FYROM jane me shume Islamike se sa Shqiptare, prandaj o “pseudo-patriota” mos u eksitoni shume.

  4. Flm says:

    Si mund te barazish Kulturen Autoktone (te Krishtetizmit Europian) qe mbart per mijera vjet nje popullat (ajo Serbe), me Kulturen Islamo-Otomane qe mbart nje popullat tjeter ajo e Lugines se Presheves ???
    Kur dihet qe kjo Kultur (e fundit) ka ardhur me dhune, masakra perpara 500 vitesh … dhe perhapet si “kolere” akoma edhe sote ne Europ, nepermjet presionit dhe Terrorit.
    ###
    E them edhe je here …. jo vetem une por gjithe Bota, ajo popullat e L.P. nje soje si e FYROM jane me shume Islamike se sa Shqiptare, prandaj o “pseudo-patriota” mos u eksitoni shume.

  5. Albani says:

    O KORCARI
    GOMAR TI GOMAR AI QE TE POLLI
    PERSE KAPE PER DEGESH TE Q….TRUTE E KOKES,KUR E THUA DHE VETE QE JANE ME KOKRRA ATA QE THUA.
    SHQIPETARET ATJE PO MBAJNE GJALLE SHQIPTARIZMIN O TE Q…NENEN
    RROFTE PRESHEVA E BUJANOVCI

  6. preshevali says:

    Hahaa, te mos ishte qesharake do të kishte qenë skajshmërishtë pikelluese.
    Krishterizmi autokton europian?!! Ty vetëm te pengoka hunda se përndryshe do kishe kullotë.
    Ti mbetje shkau mendon se na benë qe te urrejmë shqiptarizmin, jo mor gabon,
    ne nuk jemi shqiptarë per hatër te dikujtë e aq me pak do te heqim dorë nga shqiptarizmi për inat tendin, soj shkau apo helaçe.
    Keta shkiët e tu, mirë benë qe luftuan boshnjakët muslimanë, po si krishterë te mirë, ç’dreqin patën me kroatët e krishterë, pra na trego.
    Shqiptarët e luginës kan qenë, janë dhe do te mbeten shqiptarë, edhe ate te kulluarë bile, edhe kunder deshires sate me surrat shkau apo helaçe.
    Ne edimë se ne Shqiperi ka edhe mbetje shkau si puna jote qe po i martojnë e po i shesin motrat e tyre nepër Shkini,
    https://www.youtube.com/watch?v=HhFRXPQwCR4

    1. Albani says:

      Bravo Preshevali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje