DEBATET/ Albana Vokshi vazhdon “sherret” në Komision e Medias, përplaset me Lindita Nikollën

17 Korrik 2018, 11:03Politika TEMA

Albana Vokshi, e cila e drejton Komisionin e Medias sikur të jetë një grup seksioni i PD-së, sot është përplasur me ministren e Arsimit, Lindita nikolla.

Kjo e fundit qe ftuar për të folur për arsimin parauniversitar.

Por sapo nisi të flasë, Albana Vokshi i ka thënë se ajo duhet të ndihet e turpëruar, pasi nxënësit nuk kanë marrë dot diplomat në kohë.

Vokshi-Nikollës: A ndiheni e turpëruar që keni mashtruar për dëftesat e arsimit parauniversitar? Duhet t’i kërkoni ndjesë të gjithë fëmijëve dhe prindërit për mashtrimin e bërë. Keni shpërdoruar detyrën duke mos u siguruar dëftesat në kohë.

Nikolla: Nuk kercenoj njeri. Nuk është në etiken time. Ju sa herë që flini, keni mungesë etike. Do t’i shkoj deri ne fund ne organet e drejtësisë te gjitha akuzave ndaj meje. Iu jam përgjigjur të gjithë nxënësve dhe prindërve. Gënjyet kur thate qe dëftesat do shpërndahen ne shtator. Ndarja e dëftesave është një proces që ka nisur. Te gjitha përgjegjësitë e mia do t’i zhvilloj ne prokurori. Për ata qe duan te studiojnë jashtë shteti është zgjidhur problemi.(TemA)

7 komente në “DEBATET/ Albana Vokshi vazhdon “sherret” në Komision e Medias, përplaset me Lindita Nikollën”

  1. ana says:

    as me shume e as me pak: funderine!

  2. Zigur Qarri says:

    Ministrja qe emeron Drejtora shkollash,persona qe nuk kan mbaruar as Gjimnazin,
    vetem e vetem se jan militante!Keta antishqiptare,qe i kan vene tritolin Shtetit,burgun
    e kan pak.

  3. Arben says:

    Etika dhe estetika,kjo eshte ceshtja qe po na shqeteson ne si qytetare te thjeshte duke ndjekur te te fundit debate ne komisionet parlamentare.Me thene te drejten presim ate debatin cilesor konstruktiv ,pa te cjerra ironike,pa ate sarkastiken ,qe ne fund te fundit ,jo vetem nuk zgjidh por i vershtirson problemet qe shtrohen ne tryezat politike.Te besh pyetje kundershtarit me etike dhe po ti pergjigjesh po me respekt eshte nje mrekulli etiko-estetike qe nuk mesohet vetem ne shkolle por qe e merr edhe familja ku je rritur.Eshte detyrim partiak pjesmarresit ne komisione te jene njerez te edukuar e cilesore.
    Znj.Vokshi mos ja ul dinjitetin partise time(PD)
    Te lutem ne mos di te ndihmosh mos ngaterro.Ka te tjere demokrate qe dine te debatojne me cilesi profesionale.

  4. xx says:

    Po me Vokshin do mereni z Nikolla.Merr ajo ne pyetje kuadrot ,kush? nje nivel divulgativ.

  5. Berti says:

    Perse flejne gjume deputetet socialiste dhe durojne pa pushim kete bordellen Albana Vokshi?

  6. Ali Pazari says:

    O Si gur Qorri,shiko ish “kryeprokurorin” tend qe ishte pa shkolle te mesme dhe i emeruar nga miku Sali.Jo per gje por cdo artikulli i ve “vegjen tende te zgjuar”.E kush je ti qe don te besh “ligjin llogjik” per cdo gje?

  7. Arben says:

    Z.Lulezim Basha,
    Pak respekt per ata qe kontribuan ne ditet e para te kesaj partie qe sot ti po e drejton.Te lutem zgjidh njerez qe kane kulture e edukate per te debatuar ne komisione .Vet jam demokrat ,por kam edhe miq e te njohur nga partite e tjera.Me te thene te verteten turperohem kur debatoj me te njohurit mbi sjellet vulgare te znj. Vokshi.Mundohem te justifikohem se ajo eshte gjaknxehte.Ne brendesine time i jap te drejte atyre.
    Ka ardhur koha e zevendesimeve me njerez te kulturuar.Ne strukturat demokrate ka antare te rinj me potence te larte kulture qe dine si perfaqesohet nje Parti e nje Komb.
    Lulezim beje qe ta mbajme koken lart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje