Anija e Flotës Detare “Iliria” ka ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë 50 turistëve pasi ishin bllokuar në ishull për shkak të motit të keq.
Pas udhëtimit drejt Sazanit me anije të vogël turistike, ata mbetën të bllokuar në ishull.
Mes turistëve të bllokuar ishte edhe një grup i korrespondentëve të agjencive të huaja të lajmeve (AFP).
Gazetarët kërkuan ndihmë pranë Forcës së Armatosur pasi dallgët e larta penguan lëvizjen e tyre për disa orë.
Anija “Iliria” është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë. (TemA)
Si eshte lene ne te gjendje ”porti” i SAzanit eshte dhe periudhe turistike pale
Nga çfare i shpetoi se nuk po e kuptoj?