Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.
Tre persona janë plagosur pasi janë goditur nga rrufeja në fshatin Suka të Shkodrës, në njësinë administrative Dajç.
Informacionet e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në mesditë, teksa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve.
Ambulancat janë nisur drejt vendngjarjes, ndërkohë që priten detaje të tjera. (TemA)