Tragjedi në Shëngjin, 30-vjeçari nga Elbasani mbytet në det

16 Korrik 2018, 13:03Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit.

Një shtetas me inicialet M.I 30 vjeç është mbytur në det në rrethana ende të paqarta.

Policia me anë të një njoftimi ka bërë më dije se shtetasi me iniciale M.I është mbytur në afërsi të portit të Shëngjinit.

Njoftimi:

Më datë 16.07.2018, rreth orës 09:45, në Shëngjin, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur ” Skalierat” , është gjetur i mbytur në det shtetasi M.I.rreth 30 vjeç, banues në Elbasan.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Lezhë,  po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje