15 bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe operativët që ndiqnin Vilson Blloshmin prej 13 vjetësh

19 Korrik 2018, 14:30Dossier TEMA

Operativët e Sigurimit të Shtetit Lavdim Kurti,  Nevit Kasa, Vesel Gjorga, Asim Bobrati dhe  Xhevat Karriqi, kishin punuar me këto bashkëpunëtorë: “Xhami”,  “Burreli”, “Nogoli”, ”Guri”, “Studenti”, “Studenti”, “Shebeniku”, “Bleta”, “Pazari i Muzinës”, “Dardha”, “Marteli”, “Shkëmbi”,  “Shkumbini”, “Shkumbini”, “Studenti”…

Nga vitit 1963 deri në vititn 1976 kur edhe u arrestua Vilson Blloshmi rezulton të ketë qenë gjatë gjithë kohës nën survejimin e Sigurimit të Shtetit përmes operativëve dhe bashkëpunëtorëve,  të cilët i kishte të njohur, shokë shkolle, kushërinj, etj.

Në librin e tij “rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, vëllai i Vilson Blloshmit, i arrestuar në të njëjtën kohë me të vëllain, dhe më pas i burgosur në Spaç e Qafë Bari, ka publikuar një varg dokumentesh nga dosja operative e të vëllait të pushkatuar. Në dosjen e Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi ka hasur 15 emra bashkëpunëtorësh dhe operativë të cilët e kanë ndjekur dhe survejuar të vëllanë për 13 vjet rradhazi. Më poshtë marrë nga ky libër sjellim  “Listën emërore  të operativëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që ndiqnin Vilson Blloshmin në vitet 1963 -1976.

Nr.95-“Xhami”- Demir Merko Blloshmi – op. (operativ) Lavdim Kurti

Nr.94. B.p. “Burreli”- Dilaver Merko Blloshmi – op. Lavdim Kurti

Nr._ – Bp. “Nogoli”- Engjëllush Çela – op Lavdim Kurti

Nr.154 – b.p.”Guri” – Shahin Rakip Yryku- op. Nevit Kasa

Nr. 187 – b.p. “Studenti” – Emin Nexhip Lenaku – op. Vesel Gjorga

Nr.160 – b.p Studenti”  – Harif Beqir Qyra – op. Vesel Gjorga

Nr.99 – b.p.”Shebeniku”- Mehmet Ismail  Gjymenga- op.Vesel Gjorga

Nr._ -b.p. “Bleta”- ky nuk ka emër –op.Asim Bobrati

Nr.18 – b.p. “Pazari i Muzinës” – Hasan Sali Alliu- op. Xhevat Karriqi

Nr._ – b.p. “Dardha” – Osman Rremo Zogolli – op.Vesel Gjorga

Nr. 59 – b.p. “Marteli” –Ferit Haxhi Çota – op. Xhevat karriqi

Nr. 156 – b.p. “Shkëmbi” – Bardho (Sherif) Seit Qyra – op. Xhevat Karriqi

Nr. 159 – b.p. “Shkumbini”- Sami Shaban Dashi  -op. Xhevat Karriqi

Nr. 68 – B.p. “Shkumbini” – Sali Nezir Vlashi –op. Xhevat Karriqi

Nr. _ – B.p. “Studenti” – Sami Hyka –op. Vesel Gjorga

Burimi: “Rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, fq.179/ Kujto.al/

7 komente në “15 bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe operativët që ndiqnin Vilson Blloshmin prej 13 vjetësh”

  1. Andreas says:

    Demir, Dilaver, Rakip, Nexhip, Harif, Beqir, Mehmet, Ismail, Hasan, Sali, Osman, Haxhi, Seit, Sami, Nezir………!!!!! Rrace arjane te gjithe keta.

    1. Qiria Andreas nga dokarti me muzik says:

      E dime qe nuk jan rrac ariane,Po ti me ate lloj emri qe ke nderru je njelloj si ata o qirie andreas

  2. Moisi Golemi says:

    Ka harruar kryespiunin, Bedri Blloshmi.

  3. Qeveri, afisho listat e spiunëve. says:

    Botimi i plotë i listave të spiunëve, bashkpuntorë të sigurimit të shtetit është një masë higjenike më se e domosdoshme. Shoqëria jonë qelbet dhe as shkon përpara duke mbajtur këto plehra pa i derdhur atje ku kanë vëndin. Ajo qeveri që do të merrte guximin për ta bërë këtë akt kish për të ngelur në histori.

    1. heu bre says:

      Debil! 99% e ish-bashkepunetoreve te sigurimit, sot jane “ish te persekutuar politike”.
      Akoma nuk e di ti kete mor cope mishi!?

  4. Ageli says:

    ne radhe te parr te politikaneve e pastaj te oficereve e puntoreve operative qe i sherbyen vendit dhe zbatuan ligjet ne fuqi te asaj kohe dhe te atij sistemi.po sot qe po pergjohen e survejohen me kuc e me mac,cfat do thone pas 30 viteve????

  5. eshte bere e pa durueshme says:

    JU vazhdoni me keto shkrime por nje gje duhet ta dini: jane te pabesueshme kur i trajtoni ne kete menyre. Nuk dini te shkruani shqip vetem ju qe ju ka denuar Enver Hoxha apo komunizmi, por edhe ndonje tjeter qe i jetuar, pare e degjuar ato vite. Nuk zgjatem ketu si anonim se e di qe s’ka shume vlere, por Ky Blloshmi e kishte bere hak sepse kur ligji te thote mos e ben kete gje, çfare kerkon?! Ne i themi e kruan bythen me fik deti. Fiku detit ka ca gjemba qe po ti provosh, jane si ata te sigurimit shtetit ne ate kohe qe vepronin brenda ligjeve. Blloshmet vendosen ne MAPO , ne xham nje nate karikatura te Enver Hoxhes e plot gjera. E di ti se ç’te gjente per keto ne ate kohe? Patjeter dikush te detyronte ku ishe shitur bythe e breke. Dhe patjeter qe do merrje ate qe meritoje. Tani leket i muarte nga taksat e shqiptareve te varfer ( u a futet dhe atyre). Prandaj, kam lexuar shume, kam degjuar shume dhe lexoj e degjoj, lereni tani ate pune; te vdekurit me te vdekurit. Enveri po kercen tango me Blloshmin , ne thurim vargje qe as i degjojme as i shohim. Te gjallet me te gjallet. Se po e nxini dhe kete te shkrete demokraci qe erdhi si pordha neper breke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje