Për një njeri të letrave është e pamundur të nxjerrë në dritë qoftë edhe copëza të vogla kujtimesh që kanë qenë të rëndësishme në jetën e tij. Këto përjetime e ngacmojnë shpesh përkthyesin e shkrimtarin Faslli Haliti.
Vazhdimisht shkruan për të shkuarën e tij dhe ndan me lexuesit një pjesë nga ditari i konvaleshencës së tij ideologjike e politike 4- vjeçare në Kooperativën Bujqësore Fier-Shegan, gjatë viteve 1973-1977.
Bashkëkohësit i kuptojnë shumë mirë ngjarjet e përjetimet e tij, ndërsa ata që shkruajnë, kuptojnë nevojën për të ndarë absurdin e një kohe që mund të ndihet vetëm në kujtime.
Faslli Haliti
Dy fëmijët e mi të vegjël, vajza 7 vjeçe dhe djali 5 vjeç, më bënë sot këtë pyetje që unë s’e pata të lehtë t’i përgjigjesha:
-Babi,- pyeti djali,- pse nuk vijnë më në shtëpinë tonë xhaxhi Halili e xhaxhi Bardhi…?
-Kanë shumë punë – i gënjeva unë.
-Pse, kur vinin çdo ditë në shtëpinë tonë nuk kishin punë ata?
-Kishin, por jo kaq sa tani. Djalit dhe vajzës s’iu mbush mendja. E kuptuan që unë nuk iu thashë të vërtetën. Ata e kuptuan se diçka e madhe kishte ndodhur. Kaq. Nuk më pyetën më. Heshtën gjatë katër viteve që unë punova në fshatin 12 kilometra larg shtëpisë sonë.
* * * Në të vërtetë, dy shokët e mi që s’më ndaheshin, nuk vinin më. Bardhi ishte i ri. Ishte nën tutelën e prindërve dhe mua kjo më dukej krejt e natyrshme, s’më vinte keq. E mirëkuptoja. S’i mbaja mëri. Halili që ishte më i guximshëm dhe gati një moshë me mua e justifikoi mosardhjen e tij me një arsye të fortë, që më bindi plotësisht.
U takuam një ditë rastësisht me Halilin afër Uzinës së Plastmasit. Unë vija me biçikletë nga Fier-Shegani, ai vente diku. Më ndali. Them më ndali se unë nuk ndalja, nuk takoja njeri. Ky ishte një parim vetjak që unë e vendosa fill pas “dënimit” tim për të punuar e jetuar me fshatarët për të njohur jetën përmes punës në bujqësi. (Sa qesharake, sa inkuizitoreske duket një gjë e tillë sot), mirë, mirë, por atëherë ishte shumë serioze, e rrezikshme, e frikshme madje. Rreptësia ishte ngritur në apogje. Egërsia e kishte mprehur briskun si gjuhë nepërke guri.
Lulëzonin inatet, smirat, hakmarrjet si asnjëherë tjetër. Një lemeri e vërtetë. Vetja më dukej e rrethuar nga informatorët, provokatorët, smirëzinjtë, bashkëpunëtorët ose më troç, vetja më dukej i rrethuar nga spiunët e Degës. Më kujtohej shpesh thënia e Hygoit për spiunët dhe smirëzinjtë, sidomos përcaktimi i tij i tehtë se “spiuni është si qeni e ndjek gjahun për tjetrin, smirëziu është si macja e ndjek prehën për vete”.
Nuk ia thosha askujt këtë shprehje të Hygoit, sidomos interpretimin tim se si spiuni, si smirëziu ishin veshi dhe syri i Partisë, s’ia thosha as nënës në sy të fëmijëve, përveçse e mërmërisja me veten time gjatë prashitjes, hapjes së vijave kulluese apo gjatë udhëtimit me biçikletë në erë e në shi ose në këmbë.
Po kthehesh? – më pyeti tregimtari H..
-Po – i them.
-Lodhesh?
Jo edhe aq.
-Si e ndjen veten në kooperativë?
-Shumë mirë!
-Shumë mirë, mos thuaj ti – më thotë, tregimtari H. s’e honepste shtirjen, – thuaj më mirë se më gjeti dhe do ta heq.
H. qeshi… I erdhi keq me tkurrjen time. Më pa mirë nga koka gjer te këmbët. Më pa këmishën me jakë të grisur…
Më tha:
-Dëgjo. Mbaje veten më mirë. Mos ua bëj qejfin atyre mutërve, që s’na duan. Kjo vërejtje m’u duk e drejtë, shoqërore, intime, dashamirëse. Mirë e kishte. Pse të më shikonin ashtu të grisur e të përbaltur Muratrat, Hasanrat, Spirot, Gazmenërat…
-Nejse, po si ia kalon? – më pyeti H.
-Mirë, shumë mirë…
Kjo shprehje më ishte bërë steriotipe qëkur përgjegjësi i sektorit të drithërave më pyeti, si po ia kalon këtu në kooperativë, ndihesh mirë, mirë je dhe unë iu përgjigja, shumë mirë shoku përgjegjës. Kështu si m’u përgjigje mua, kështu t’i përgjigjesh gjithkujt këtu dhe përherë…
E vura vëth në vesh këshillën e tij prej urtari. Kuptova se duhej të tregohesha i kënaqur, para kujtdo. Duhej të isha optimist dhe unë ashtu tregohesha. Kjo ishte gjendje krejt artificiale. Në të vërtetë, unë ndieja kalbëzim në vetvete. I ngjaja një trungu, që është ngrënë përbrenda. Megjithatë, kujtdo i thosha jam shumë mirë.
-Po si ia kalon tani – më pyeti shoku im H..
-Ja kështu, i vetmuar. Më janë larguar të gjithë shokët.
-Të janë larguar shokë që të duan dhe të janë afruar spiunët,- më tha H..
Ai deshi të fliste më gjatë, por iku duke thënë:
-Nejse. Do të bisedojmë ndonjëherë tjetër.
Me të vërtetë mua po më vinin në shtëpi ca njerëz me zellin më të madh për të më “ngushëlluar”. Më i rrezikshmi ishte V., spiun i deklaruar i Degës së Brendshme, i cili kishte dalë disa herë dëshmitar kundër personave, të cilëve u kishte shkuar në shtëpi. E pranova V. një herë, dy herë.
Pastaj i mbylla derën. Më vonë, kur do të punoja, 6 vjet me të në sektorin e dekorit, do ta quaja me zë të lartë: V baras paturpësi, hile, pabesi, baras Qeni D…
Në atë kohë dyshoja mbase fare pa të drejtë edhe për një njeriun tim. Isha shumë i kujdesshëm me të. I ruhesha, e kuptoja se po e teproja me dyshimet e mia me vend e pavend për njerëzit…
U takova përsëri me tregimtarin H. në kinema. Ishte një takim krejt i rastësishëm, ai ishte me të shoqen dhe unë me gruan time. Shfaqej filmi “Të mjerët”. Si për çudi, biletat na kishin qëlluar pranë. Të ishte kjo një rastësi? E përshëndes H. me të shoqen.
Më përgjigjet i rezervuar. Diçkaje i ruhej.
Më thotë: -S’duhet të na shihnin bashkë.
-E pse? – i them.
-Ta tregoj më vonë. S’duhet të na shohin bashkë.
Kur u ktheva nga fshati, shoku im H. ma tregoi arsyen pse nuk takohej e pse s’vinte më tek unë as ai dhe as Bardhi.
-Më thirrën në Degë, më tha. Më pyetën se ç’flisje ti për kooperativën, pagesën, bunkerët. U thashë se unë s’flas me të. Prandaj u shqetësova atëherë në kinema. Më thanë të të haja grurin. Me një fjalë të të spiunoja. Unë qesha.
-Pse qesh? – më thotë H..
-Qesh se më duket si çudi. Po vërtetohet ajo që kishim dëgjuar.
-Çfarë?
-Atë pra, që të fusin shokun më të afërt. Bile edhe nipin…
-Akoma ti – më thotë H..
-Çudi!
-Natyrisht që unë ua dhashë rrugën. U thashë se unë nuk flas fare me Faslliun etj., etj.. Pastaj H. më porositi:
-Veç mos bëj gabim t’ia thuash njeriu këtë që të thashë, se janë hakmarrës këta. Unë ia tregova nënës, vëllait dhe piktorit S.K., mikut të shtëpisë.
Vëllai pasi më dëgjoi më tha:
-Mbase H. justifikohet që s’të ka ndenjur pranë. Kurse piktori S. më tha të kundërtën: Besoji shokut tënd H.. Atë paske shokun më besnik.
E pra mund t’ua thosha unë vajzës dhe djalit të vogël të gjitha këto, kur më bënë atë pyetjen engjëllore:
-Babi, pse nuk vijnë më xhaxhi Halili me xhaxhi Bardhin në shtëpinë tone?
Ç’të vinin? Unë konsiderohesha si Hamit Matjani.
Të gjithë më shmangeshin. Ç’kohë ish ajo, ç’kohë ish…!(panorama)
Po ku jane sot ata spiunet qe nuk thua asnje me emer.
Mos jane shoket e saliut,mos jane futur ne pd,mos jane bere milioner me ndihmen e saliut e co.
Spiunet nuk e kane per gje te ndrojne parti dhe ngjyr dhe jeni ju qe i njihni dhe i strehuat pas 90.
He se harrova me konkret fazlli se ke edhe emrin si fazllici saliut.
I bej me dije Faslliut 100 vjecar qe te mos pergojoj zotin Murat pasi ka qene njeri i nderuar i qytetit
Faslliu ato qe kishte ti shkruante kur zoti Murat ti pergjigjej personalisht por fatkeqsisht njeriu u mire e merr zoti per vete oasi ka 20 vite qe ka nderruar jete ndersa te keqin trilluesin e le .
Faslli Haliti po te doj te bej perballhe pulike pi te doj e te shohin si i dalin ne pah shume serviluzma e palacolleqe te tjera.murati nuk jeton qe ti kthej pergjigje kesaj vemje por jetojne femijet e tij.
Ju lutem Faslliu te kerkoj falje dhe ta bej publike ne kete gazete pasi zMurat Nezhen e njohin te gjithe te qytetin e Lushnjes se cfare mesuesi ,gazetar dhe shkrimtare i nderuar ka qene.
Po ne Lushnje gjithnje jane perkrahur vendalinte ndersa Murati i ka bere vend vetes me profesionalizmin dhe thjeshtesin e tij.
Do me per belulin, he do!!!
Po ne kohen e sotme a s ka me spiunerim te njeriiut prej njeriu a?!
Ka,dhe esjt edhe me i poshter.
Dikur,n ato koh,spiunonin “per interesa t shtetit”.sipas ligjit.
Sot t shet per pes lek shoku me i ngusht me keq sesa juda ja beri jezu krishtit.
Sot spiuno gruja burrin,dashnorja dashnorin(pasi gjith naten ne pallim i ka thon “o sa shum te du” shko t nesmen dhe kallzo ke shteti spiunor cdo gjo qe di per t dashmin).
Pse,ca bejn sot dedektivet hetuesat prokuroret n demokraci.pijn cocacola zyrave?
Spiunim bejn.imformatore (spiuna) mbajn ne lidhje,i takojn mcrftas i drejtojn i instruktojn, marrin raporte sekrete prej tyre,bejn pergjime me teknik operative…
Ky esht spiunqimnim demokratik….
“spiunimin nuk jua solla une.ate e gjeta ne mes tuaj,ne shpirtrat tuaj tradhetor ne zemrat e juaja te pabesa,ne mendjet tuaja psikopate…” tha Aqif Kapertoni perpara gjykates demokratike.,kur demoktacija po e denonte si ishsigurims.
Dhe skenderbeu nga bota pertej po hasharitej…tek ndegjonte fjalet e tij.
BRAVO E GJETE TE VERTETEN ..E GJETE PRETEKSI E SPIUNAVE TE SOTEM .NE KOHEN E ENVERIT TE SPIUNONIN PER NJE RRACION BIFTEKU ..NDERSA SOT NUK TE FUSIN NE BURG SE NUK JE DAKORD ME IDETE E NJEERIT APO TJETRIT ..KAQ GJE TE THJSHTE SE KUPTON DISA DEBILA …KISHA NJE KOMSHI QE SA HERE KALONTE POSHTE DRITARES …. E NDALONTE TE ECTE DHE PEGJONTE CFARE MUZIKE DEGJONIM CFARE KENGESH …DHE DEGJONIM SHPESH POZDRAVIN …JAM I SGURTE SE NA KA SPUNUAR SHPESH ..POR KISHTE SHUME TE RINJ QE EGJONIN MUZIKE TE HUAJ DHE … MA HA MENDJA QE SKISHIN SHUME KOHE PER E PERGJUAR FUTUR NE BURGJE GJITHE RININE E VITEVE 80 ..PO CUDITEM PERSE NUK I COI ENVERI FEMIJET E VET NE KOOPERATIVE TE PUNONIN NE FERMA SI SKLLEVER ..POR GJITHMONE TE TJERET …. APO ISHIN TE DOBET NGA SHENDETI ISHIN TE PERKEDHELUR ….. ENVERI THONTE BENI SIC THEM UNE ….POR MOS BENI SIC BEJ UNE ….
Pra me pak fjale z.Faslli zure mend,u bere me i pjekur me i kujdesshem apo jo ? Ja pra ky ishte dhe qellimi i Partise,te beheshe i pjekur si gjithe fshatert e tjere qe punonin njesoj e ne nje vend me ty qe ishe “disident i denuar” dhe qe mbyllnin gojen se ashtu thoshte ligji !Nese nuk zije mend kishte dhe ngritje nga niveli i detit,dmth nga Lushnja ne Bulqize,Burrel, Spac apo Qafe -Bari !
Nuk morem vesh çfare ishte dhe perse te ishte dhene ai gjoja denim se rreth 70% e shqiptareve ne ate kohe kan jetu e punu ne fshat . Une jam nga Shkodra dhe 18 vjeç me kan caktuar te punoj ne Dukagjin e si te them kam qene i denuar a , aty kishim mjek arsimtare agronom etj dhe nuk mund ti thuash as denim as internim , nuk te kuptoj çfare ke dasht te thuash. Apo ke qene kuader e te kan çuar ne prodhim edhe ajo dihej dhe askush se merrte per denim se me te drejt thuhej ne ate kohe qe te kalitesh ne gjirin e klases punetore e fshatarsise dhe tja dish jetes me te veshtire qe behet ne fshat . Me te vertete me vjen çudi çfare njerezish jemi bere ose paskemi qene .
Keshtu ishte ajo kohe Faslli,trimat shkonin ne Spac (madje heronjte shkonin ne plumb),budallenjte si puna jote punonin ne kooperative ndersa te zgjuarit beheshin komuniste si Saliu me shoke dhe i pane hajrin si dje dhe sot !
Fotografia – mes miqsh – e servirur nga Halit Faslliu eshte vertet shume e bukur, e sinqerte, dhe kuptimplote per kohen e vet.
Duket se zoteri Haliti vuan nga semundja e kohes tone: spiunomania.
Shko ore Faslli e futi nje vizite mjeksore te Sali Berisha.
Ai ta gjen dermanin.
Me vjen keq qe te japin hapesire dhe Te shkruash ore ore Bajge .Ti duhet kerkosh falje per spiunimet e tua ore Faslli Mostra ,Poetuccci
Faslliu shokj ne kooperative per te bere stazhin e partise per te marre teseren se po te kushte shkruar dicka qe ishte ne kundershtim me vijen e partise se kohes do shkonte ne Spac e jo me ne te ringrihej.
Pse nuk ja thote inicialet spiun V te deges se brendshme por ajo V eshte figure imagjinare e pseudopoetit se po te ishte spiuni V do ti thuhedhin inicialet e tij emer mbiemer kaq frike i paska lene fasllos sa dhe 28 vite demokraci nuk e tregon.
Fasllo ka qene nje poet mediokerr e thote dhe vet qe shoqerohet dhe rrinte me bardhin etj te cilet ishin nja 20 vjec me te vegjel me kete kategori mburrej se intelektualet e vertete nuk e perfillnin mediokret si ai.
O faslli rri rehat pleqero dhe ato dite qe te ka mbetur dhe mos merr neper goje njerezit e ndershem qe sjetojne se po te jetonin do te tregonin bemat e tua.
Sot spiunat jane bere digital me regjistrime si puna e vidios likefloririt qe komunisti intrigant sali nuk e pranoi si te vertet.
Sot e dergojne direkt tek kryespiuni i ppsh sali
Njohja e realitetit ndyshon nga individi në individit sipas percepionit e dëshirës përsonale. Jo vetëm ata që janë në Shqipëri, por edhe pjesa dërrmuese që kanë ardhur në Amerikë që jetojne botën e lirë vazhdojnë të admirojnë diktaturën ish-komuniste.
Intelekti i tyre është aq i farfër sa nuk kuptojnë edhe liderët e tyre të lartë të diktaturës që vepronin nën motivin tipik të tyre “mos bëj si bëj unë, po bëj si them unë”.
Po çfare shkrimmi medioker qe as kalamnjte nuk mund ti bindesh. Nuk theme se s’egzistonin ca gjera, por teprimi te ben te vjellesh se s’ke ku ta hedhesh me. Mos nxirrni me shkrime te tilla se eshte diskretitim per ate qe shkruan dhe ate qe boton. Nuk na tha qe perse e çuan ne fshat, perse e trajtuan ashtu e pastaj te gjykonim se sa te drejte kishte. Injoranca dhe cmira e sotme eshte shume here ne nivel me te larte se atehere, por ç’ti besh: koha qe s’kthehet kurre mbrapa dhe sikur te duam, prandaj lereni te rrjedh se jeni bere dhe vete te rrjedhur ju qe na tregoni keto histori qe as femijet nuk i besojne keshtu si i shkruani dhe tregoni. Ja besoni Moniken apo Petrit Vasilin, Saliun apo Lulezimin……dhe pastaj kam apo jo te drejte.0
Faslli Haliti eshte Solzhenicini i Shqiperise ,.edhe dicka me shume.Neqoftese ky “Arqipelagu Gulag” e botoi ne SHBA,Faslli Haliti “Njeriun me kobure” e botoi tek Nentori 1972 ne Tiranine e telave me gjemba ku sundonte DEGA E BRENDSHME,Njeriu me kobure,ja plasi bomben ne dore Tiranise enveriste..Le te mburren me pallavra antikomuniste Sali maloku dhe te shpallin nje sejmen kaqol Hajdar hero te demokratures,Heroi per ne qe vuanim persekutimin e kuq,ishte Faslli Haliti,qe na dhe shprese,se kjo toke ka edhe NJEREZ TE LIRE,qe nuk e durojne Tiranine si Faslli Haliti.
E di si me duken keta palacot e redaksive te Drites dhe Nentorit,,ca Bardhyl Londo,ca Besnik Mustafa,apo ky Lazer Stani qe e ka ftyren hipokrite si karikaturat ne terrakote te Uran Hajdarit???Si bukuroshi enver hoxha qe e kaloi luften nac-cl.sa ne preher te baba Fajes,sa ne sqetrullat e Miladinit,sa ne gjunje te Dushanit dhe i mburrej mbrojtesit heroik te Stalingradit,Nikita Sergejevic Hrushev:-Ne kemi derdhur lumenj gjaku!
Shkoi ne fshat,beri autokritike,mesoi nga fshatarsia kooperativiste.? Ky eshte ai i urti,i perunjuri Faslli Haliti qe e qelloi kucedren kur ishte gjalle dhe leshonte flake…Trimat e cartun ,maloku Sali,malesore,rrugace qyteti,i hengren mune kur kishte ngordhur.Epooo nuk eshte njesoj.
Afishojeni komentin tim te djeshem.Faslli Haliti eshte Solzhenicini i Shqiperise,.Nder e lavdi per te se shkroi kunder tiranise enveriste kur kucedra ishte gjalle dhe me agresiv se kurre.