Tentatoi të vriste me eksploziv dhe thikë Theresa May, merret vendimi për 20 vjeçarin

19 Korrik 2018, 12:49Bota TEMA

Një mbështetës i grupit xhihadist të Shtetit Islamik u shpall dje fajtor nga gjykata penale e Old Bailey në Londër, pasi ishte përpjekur të vriste kryeministren britanike, Theresa May në një atentat kamikaz.

”Naa’imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç, i arrestuar në nëntor, kërkonte të kryente atentatin në momentin kur May po zhvillonte një konferencë shtypi”, sipas akuzës, rapoton ata.

I riu me origjinë nga Birmingami ishte nxitur për projektin e tij nga xhaxha i tij, i cili i ishte bashkuar Shtetit Islamik në Siri.

“Para se arrestimi ta pengonte, ai mendonte se do ta arrinte objektivin brenda disa ditëve, që nuk ishte gjë tjetër vetëm kryerja e një sulmi kamikaz në Downing Street”, konfirmoi prokurori, Mark Heuwood.

“Rahman kishte zbuluar projektet e tij në një bisedë në mesazherinë Telegram me një agjent të shërbimeve të sigurisë duke pretenduar se ishte një anëtar i Shtetit Islamik. Dua të provoj të vras Theresa May”, shkruan ai.

Pas zbulimit të vendndodhjes dhe kontrolleve të sigurisë, ai kishte theksuar për një agjent tjetër policie se synonte të kryente një sprint prej 10 sekondash deri te dera ”për t’i prerë kokën e kryeministres”.

Ai kishte kërkuar t’i jepnin një rrip eksploziv dhe një thikë. Ai u arrestua në nëntor të 2017. (TemA)

2 komente në “Tentatoi të vriste me eksploziv dhe thikë Theresa May, merret vendimi për 20 vjeçarin”

  1. JOHNY MIAU says:

    Tentoi ……. jo tentatoi (loqe analfabet) te vriste me ekspliziv dhe pastaj me thike Theresa May -n !!!!!????? Por thike nuk kishte dhe ja kerkoi hua “policit anglez” !!!! Eksploziv gjithashtu nuk kishte dhe po ja kerkonte t’ja gjente agjenti i MI6 anglez !!!!!!! Gjithashtu per ta therrur “madre” Theresa Mjau……. (e cila ngjan si nje mace tejet e plakur dhe e lodhur nga jeta) , i duheshe Birmingami-stit islamist ta bente 100 metershin poshte 10 sekondave (te thyente rekordin e Boldt -it ) por …… i mungonte preshi per ta futur ne bithe si motor turbo-pordhe !!!!! Ene islamisti Naimur Zaharia Rahmazoni po u denoka per “terrorizem” pasiv me burgim te perjetshem /

  2. JOHNY MIAU says:

    Tentoi ……. jo tentatoi (loqe analfabet) te vriste me ekspliziv dhe pastaj me thike Theresa May -n !!!!!????? Por thike nuk kishte dhe ja kerkoi hua “policit anglez” !!!! Eksploziv gjithashtu nuk kishte dhe po ja kerkonte t’ja gjente agjenti i MI6 anglez !!!!!!! Gjithashtu per ta therrur “madre” Theresa Mjau……. (e cila ngjan si nje mace tejet e plakur dhe e lodhur nga jeta) , i duheshe Birmingami-stit islamist ta bente 100 metershin poshte 10 sekondave (te thyente rekordin e Boldt -it ) por …… i mungonte preshi per ta futur ne bithe si motor turbo-pordhe !!!!! Ene islamisti Naimur Zaharia Rahmazoni po u denoka per “terrorizem” pasiv me burgim te perjetshem / Po pse per te tilla barcaleta jemi keq ne……… o Mero djali ????!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje