Tre deputetë britanikë shpëtojnë gruan shqiptare dhe vajzën e saj nga deportimi: Po shkoi në Shqipëri, do e vrasin për çështje nderi

19 Korrik 2018, 11:33Sociale TEMA

Zyra britanike e Emigracionit ka pranuar të pezullojë deportimin e një gruaje shqiptare dhe vajzës së saj, disa ditë pasi tre depuetetë të parlamentit e apeluan vendimin në qeveri.

Sipas BBC-së, shqiptarja ishte një studente drejtësie kur shkoi në Itali, ku thotë se u drogua dhe u shit për prostitucion.

Ajo arriti të arratisej për në Angli ku kërkoi dhe azil, por që iu refuzua.

Tani shqiptarja, identiteti i të cilës nuk bëhet publik për arsye sigurie, jeton në Norfolk.

Tre deputetët e parlamentit në Norfolk, George Freeman, Richard Bacon dhe Clive Lewis ishin ata që e ngritën çështjen në Zyrën e Emigracionit.

Sipas tyre, gruaja frikësohej se mund të vritej për çështje nderi nëse kthehej në atdhe me vajzën dy-vjeçare, shkruan ABC.

Pasi u takua me anëtarët e parlamentit, ministrja për Çështjet e Emigracionit në Britani, Caroline Nokes, pranoi që të pezullonte deportimin.

Ata vendosën që shqiptarja të riaplikojë sërish dhe aplikimi i saj do të rishikohet në nivelet më të larta.

Deputeti Lewis tha javën e kaluar për BBC-në se se të gjithë janë të shqetësuar për shqiptaren dhe se është shumë e rëndësishme që të pranohet aplikimi i saj për azil.

Ndërkohë, deputeti tjetër Richard Bacon u shpreh se ajo mund të vritet në Shqipëri.

“Për momentin ajo po qëndron në shtëpinë e terapistes së saj në Norfolk-un e jugut në mënyrë që të mos dëmtojë veten.

Nëse deportohet në Shqipëri, mund  të jetë viktimë e një vrasjeje nderi”, tha ai.

1 komente në “Tre deputetë britanikë shpëtojnë gruan shqiptare dhe vajzën e saj nga deportimi: Po shkoi në Shqipëri, do e vrasin për çështje nderi”

  1. Maelga says:

    Jeton ne Norfolk, ka vajze dy vjece, shkon tek terapistja ne Norfolk’un e jugut.
    O gazetare idiote!
    E c’duhet fshehur emri per arsye sigurie? Ju keni publikuar te dhena me te cilat ata qe duan ta vrasin nuk do e kene te veshtire ta gjejne.
    Perendia e ruajt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje