Kreu i Zbulimit amerikan, kundër Doland Trump: I befasuar që ka ftuar Putin në Shtëpinë e Bardhë

20 Korrik 2018, 19:16Bota TEMA

Drejtori i Zbulimit Kombëtar amerikan, Dan Coats tha se kërcënimi i Rusisë ndaj Shteteve të Bashkuara vazhdon dhe se duhet të ndërmerren masa për të parandaluar një ndërhyrje ruse në zgjedhjet e këtij viti për Kongresin.

Duke folur në Kolorado, zoti Coats tha se është e pamohueshme që rusët qëndrojnë në krye të sulmeve kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara si dhe të përpjekjeve për të përçarë SHBA nga aleatët, duke minuar vlerat bazë të vendit.

Ai tha gjithashtu se nuk ka dyshim që presidenti rus Vladimir Putin është drejtpërdrejt përgjegjës për këto veprime.

Zoti Coats pranoi se ishte befasuar nga lajmi se zoti Putin ishte ftuar të vizitonte Shtëpinë e Bardhë.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar tha se agjencitë amerikane të inteligjencës do të shohin se çfarë rreziqesh të mundshme do të paraqiste një vizitë e tillë dhe do t’ia ofronte informacionin presidentit Trump.

1 komente në “Kreu i Zbulimit amerikan, kundër Doland Trump: I befasuar që ka ftuar Putin në Shtëpinë e Bardhë”

  1. petro says:

    Kjo tregon qe ne ditet e sotme amerika ka me te vertete nje president qe e udheheq ate ne rugen e drejte te mirqenies arsyes dhe paqes..shefi i zbulimigt mos ta genjej vehtja qe te terheqe per hunde presidentin por te zbatoje ato qe thot presidenti.presidentin e ka vene populli dhe ai shpreh vullnetin e popullit kurse shefi i zbulimit ne kete rast eshte nje nepunes gjysmak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje