Rrëfimi i pazakontë i Ibrahimoviç: U dorëzova! Megjithëse jam Zlatani, nuk mundesha

20 Korrik 2018, 21:19Sport TEMA

Të gjithë e njohin Zlatan Ibrahimoviçin si njeriun i cili nuk dorëzohet asnjëherë, si ai i cili e konsideron veten Zot. Në fakt, edhe sulmuesi shtatlartë ka momente, në të cilat mendon se nuk do t’ia dalë më, momente ku gjithçka që ka kaluar e hedh pas krahëve dhe pret vetëm ditën kur të përfundojnë të gjitha, pa pasur mundësi të bëjë asgjë.

Në një rrëfim për “BBC”, sulmuesi suedez ka treguar momentet e dëmtimit në kohën kur luante te Mançester Junajtid dhe pamundësinë e tij për të hyrë në fushë. Ai tregon se nuk donte asgjë, madje as pagën e tij por dëshironte vetëm të luante.

“Te Mançesteri u krijua një situatë ku asgjë për mua nuk kishte të bënte rreth kontratës apo rrogës, madje iu thashë që nuk e dua rrogën time, mbajeni për vete. Unë atë kohë, doja vetëm të luaja. Mendjen e kisha gati, por fatkeqësisht, gjuri im nuk ishte gati, nuk më lejonte të luaja.

Kur gjuri u bë gati, i thash vetes ‘Unë nuk jam në lojë, nuk mund të bëj asgjë. Ata e kishin më parë një Zlatan, por tani nuk mund të bëhesha më Zlatan edhe njëherë tjetër’.

Trajneri më besoi, më përzgjodhi në disa ndeshje për të luajtur por isha unë ai që refuzova, duke i thënë se nuk jam gati. I thashë që nuk doja ta zhgënjeja. U dorëzova! U ngrita në këmbë dhe ik, megjithëse jam Zlatani” rrëfen mes të tjerash sulmuesi.

1 komente në “Rrëfimi i pazakontë i Ibrahimoviç: U dorëzova! Megjithëse jam Zlatani, nuk mundesha”

  1. V says:

    Cfare lloj rrypi i referohet vetes me emer ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje