VIDEO: Milan do të luajë në Europa League, “Djalli” fiton betejën ndaj UEFA-s

20 Korrik 2018, 15:27Sport TEMA

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv përmbys gjithçka, skuadra italiane e Milanit do të marrë pjesë në edicionin 2018/19 të Europa League.

CAS ka vendosur ta ‘rrëzojë’ ndalimin një-vjeçarë të lëshuar nga UEFA në fund të qershorit e cila vendosi të përjashtojë Milanin nga garat europiane, pasi konkludoi se nuk ishin respektuar normat e Fair Play-t Financiar

Gjykata e Lozanës ka vendosur t’i japë milanezëve një ndëshkim më të përshtatshëm.

“Sky Sport” shkruan se “Djalli” do të ketë mundësinë të marrë pjesë në kompeticionet europiane pavarësisht vendimit UEFA-s.

CAS-i ka vendosur të rikthejë kuqezinjtë sërish te UEFA, për të marrë një tjetër dënim, por këtë herë më proporcional, të ndarë mes gjobës dhe reduktimit të listës europiane.

Pas këtij vendimi në favor të Milanit, Fiorentina është skaudra që është dëshpëruar më shumë, pasi në rast se kuqezinjtë do të mbeteshin jashtë Europës, do të ishin pikërisht vjollcët që do t’i zëvendësonin dhe ishin pikërsiht këta të fundit që do përfitonin dhe nga të ardhurat finaciare për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje