Shpërthejnë tifozët gjirokastritë: Luftëtar i bukur, të shëmtuan disa bastexhinj!

20 Korrik 2018, 15:13Sport TEMA
Shpërthejnë tifozët gjirokastritë: Luftëtar i bukur,

Nuk kishte nevojë për shumë komente: goli i tretë i Ventspils, por edhe episode të tjera të ndeshjes së djeshme në Elbasan, vërtetuan turpin e Luftëtarit, që në pjesëmarrjen e tij historike në Kupat e Europës, i vuri një njollë të rëndë emrit të vet. Tetë gola të pësuar në dy ndeshje flasin qartë.

Kuptohet, jo vetë ekipi, por ata që e komandojnë atë. Irritimi i tifozëve të Luftëtarit kanë qenë i madh.

Ata kanë qenë të papërmbajtshëm pas ndeshjes, duke akuzuar direkt drejtuesit për trukim të rezultatit.

Presidenti Tavo ka kërkuar që njerëzit ta lënë rehat në punën e tij, ndërsa trajneri slloven ka pohuar se nuk ka dyshime te lojtarët.

Pamjet e ndeshjes flasin qartë dhe tifozët kanë shumë të drejtë në komentet e tyre. Ata shprehen se ua kanë shëmtuar ekipin e tyre të bukur disa bastexhinj.

Ja disa nga komentet pas ndeshjes:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje