FOTO: UEFA është e sigurt, titullin kampion nuk e ka fituar Skënderbeu

21 Korrik 2018, 13:51Sport TEMA

UEFA përjashtoi me 10 vite nga të gjitha kompeticionet europiane skuadrën e Skënderbeut, por mesa duket, inati i tyre me klubin korçar është më i thellë se një dënim për ndeshje të dyshimta.

Megjithëse korçarët u shpallën kampion këtë sezon në Kategorinë Superiore, ku në fushë nuk e vunë në diskutim asnjë moment diktatin e tyre, UEFA është e sigurt që titullin e ka fituar Kukësi.

Në fakt, pjesëmarrja e Kukësit në Ligën e Kampionëve, i ka bërë konfuzë drejtuesit e UEFA-s, pasi aty duhet të ishte skuadra kampione.

Megjithatë, ishte vetë UEFA ajo që dënoi Skënderbeun dhe duhet të dijë se Kukësi nuk po luan në Europë si skuadra që është renditur e para, shkruan “Vipsport”.

Në njoftimin që UEFA ka bërë në sajtin zyrtar për ndeshjen mes Kukësit dhe Karabakut, shkruhet: Kukësi, kampion i Shqipërisë do të përballet me kampionin e Azerbaixhanit, Karabakun.

Kjo nuk është hera e parë që UEFA e konsideron Kukësin kampion në Shqipëri, duke qenë se edhe në njoftimet e tjera, verilindorët janë “shpallur” kampion nga ky institucion, i cili duhet të ndërhyjë në staf, për të marrë njerëz më të përgjegjshëm.

2 komente në “FOTO: UEFA është e sigurt, titullin kampion nuk e ka fituar Skënderbeu”

  1. Red Lice says:

    Jeni bere qesharake me keto artikuj. Nuk late gur pa levizur deri sa shkateruat skuadren me te mire ne historine e futbollit shqiptar. Inat tipik i mbetjeve turko-mongole. Nuk ju pelqen e bukura dhe suksesi i te tjereve. Ne vend te mesojne dhe te bejne dicka te bukur harxhojne gjithe energjine per te shkaterruar ate qe ka arritur tjetri. Shikoni tani performancen e skuadrave tuaja ne Europe, per turp…po eliminohen qe ne raundin e pare

  2. loni says:

    KAPOBANDA E GJITH KETYRE PISLLIQEVE NE FUTBOLLIN TONE ESHTE DUKA, BARON I DROGES…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje