Hysaj donte Çelsin! Menaxheri akuzon: Pakti mes klubeve, pa miratimin e tij

23 Korrik 2018, 16:32Sport TEMA

Elseid Hysaj kërkonte të shkonte te Çelsi për të vazhduar karrierën nën urdhrat e Mauricio Sarrit.

Këtë ka lënë të kuptohet menaxheri i tij, Mario Xhiufredi, në një prononcim për “Radio CRC”, ku ka shpjeguar se si marrëveshja mes drejtuesve të Napolit dhe klubit anglez ia ka mbyllur këtë rrugë.

“E kuptoj që presidenti duke evituar transferimet te Çelsi dëshironte të mbronte interesat e Napolit. Por mua më ka ardhur keq për një gjë. Nëse vendosen klauzolat e kontratave, pastaj duhet që të jenë edhe të ekzekutueshme. Fakti që është vendosur gjithçka pa miratimin e rij, mua më ka pëlqyer shumë pak. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Xhiufredi.

Ai nuk di nëse klubi do të rinovojë dhe përmirësojë kontratën e futbollistit por është i sigurt se me Ançelotin, Hysaj do të mund të bëjë gjithsesi një tjetër hap para.

“E pashë mbrëmë të luante dhe i dërgova një SMS për ta uruar, pasi dukej në formë fizike të shkëlqyer. Ai ishte shumë para me përgatitjet. Ky rol i ri vetëm do t’i bëjë mirë. Me Sarrin prioriteti ishte të bënte mirë në fazën mbrojtëse. Tani, me Ançelotin mund të jetë kompletimi i lojtarit, pasi po tregon se mund të bëjë mirë edhe në fazën ofensive.

Gjatë kësaj jave do të jem të qendra stërvitore, për të folur rreth rinovimit të kontratës së Hysajt. Tani që duket se mund të qëndrojë te Napoli, duhet të kuptojmë nëse Napoli ka dëshirën të mbajë lojtarin”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje