"Çmendet" Mourinjo, 70 milionë euro për mbrojtësin titullar të Anglisë në Botëror

23 Korrik 2018, 12:43Sport TEMA

Vlerat për blerjen e mbrojtësve dhe portierëve në Angli nuk njohin kufij.

Janë shifra shumë të larta, që po vendosin rekorde, siç është rasti i Alisonit të blerë së fundi nga Liverpuli, apo edhe ai i mbrojtësit Van Dajk, i blerë po nga ky ekip sezonin që shkoi.

Tani është trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Mourinjo, i cili është gati të bëjë çmenduri për mbrojtësin titullar të Anglisë në Botërorin e Rusisë, Herri Meguajër.

“Daily Mail” bën me dije se lojtari i Leiçesterit është i preferuari i Mourinjos për forcimin e mbrojtjes.

“Djajtë e kuq” kanë gati 70 milionë euro për të blerë mbrojtësin që tërhoqi vëmendjen në Botërorin e Rusisë me paraqitjet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje