Ozil "hap dy zemrat" dhe mbron foton me Erdogan

22 Korrik 2018, 20:45Sport TEMA

Më në fund Mesut Özil ka thënë verisonin e tij në lidhje me foton e shumëpërfolur me presidentin turke Recep Tayyip Erdogan.

Pavarësisht kritikave të shumta në Gjermani për ngjarjen e ndodhur vetëm pak javë para nisjes së Kupës së Botës, mesfushori i Gjermanisë nuk kishte preferuar të komentonte deri më tani.

Por nëse Gundogan – gjithashtu i pranishëm në setin forografik – deklaroi se pas tyre nuk kishte asnjë agjendë politike, Özil thotë në një letër të hapur për publikun se thjesht po respektonte postin politik të përfaqsuesit të vendit të paraardhësve të tij.

“Javët e fundit kam pasur kohë të reflektoj për atë që ka ndodhur në muajt e fundit. Dhe më duhet të them se ashtu si shumë të tjerë, trashëgimia ime vjen nga më shumë se një shtet. Edhe pse jam rritur në Gjermani, prejardhja dhe rrënjët e familjes sime janë në Turqi. Unë kam dy zemra, një gjermane dhe një turke”, shkruan Özil.

“Gjatë fëmijërisë sime mamaja më ka mësuar gjithmonë të jem i respektuar dhe të mos harroj kurrë se nga kam ardhur. Në maj u takova me Presidentin Erdogan në Londër gjatë një eventi bamirësie. Për herë të parë e kam takuar në vitin 2010 pasi aid he Angela Merkel panë bashkë një ndeshje Gjermani-Turqi në Berlin. Që atëherë rrugët tona janë kryqëzuar disa herë. E kuptoj që fotografia jonë ka shkaktuar shumë reagime në mediet gjermane por mund të them se ajo nuk ka pasur asnjë synim politik”.

“Për mua një foto me Presidentin Erdogan nuk ka të bëjë me politikën apo zgjedhjet, por për respektin që po tregoja ndaj përfaqësuesit më të lartë të vendit të familjes sime. Unë jam futbollist dhe jo politikan dhe takimi ynë nuk ishte mbështetje për të. Nuk kishte rëndësi kush ishte Presidenti, por fakti që ai ishte Presidenti. Nuk do të kisha vepruar ndryshe edhe nëse do të kishte qenë Presidenti i Gjermanisë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje