Tifozët e klubit i çanë kokën, sulmuesi i fal dhe rinovon kontratën

21 Korrik 2018, 21:40Sport TEMA

Bas Dost ka vendosur të kthehet dhe të rinovojë te klubi ku i çanë kokën… me kuptimin e plotë të fjalës. Klubi i Sporting Lisbonës ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me sulmuesin emri i të cilit u bë i njohur në të gjitha mediat europiane pasi u sulmuea nga vetë tifozët e tij.

Sportingu nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampioneve dhe tifozët e klubit, në shenjë proteste sulmuan skuadrën duke dhunuar lojtarët. Kjo solli largimin e shumë emrave të njohur si Rui Patricio e Uilliam Karvajo. Edhe Bas Dost mendohej se do të ishte ndër të larguarit e parë, pasi fotoja e tij me kokën e përgjakur pas goditjeve të pësuar nga tifozët bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Por sulmuesi holandez vendosi të rinovonte sot marrëveshjen e tij dhe klubi bëri të ditur se ka firmosur për tre vitet e ardhshme. Jo vetëm kaq, ai ka pranuar që të vendoset në kontratë një klauzolë e lartë largimi prej 60 milionë eurosh, si shenjë përkushtimi ndaj klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje