FOTO: Tifozët e Luftëtarit sërish kundër klubit: Jeni qesharak dhe të turpshëm!

21 Korrik 2018, 14:32Sport TEMA

Tifozët e skuadrës së Luftëtarit, kanë dal sërish kundër klubit të tyre pas deklaratës që ata bën për takimin kundër Ventspilsit që është aluduar për një sfidë të dyshimtë nga ana e gjirokastritëve.

Në deklartën e klubi bluzi, tifozët kanë reaguar ashpër duke e cilësuar si të turpshëm dhe qesharak duke theksuar se sfida nuk ishte e pastër.

Klubi gjirokastrit ka qenë në qendër të vemendjes dhe të akuzave ditët e fundit për shkak të ndeshjes së dyshimtë që ata bën në “Elbasan Arena” kundër Ventspilsit, ku kulmi arriti tek goli i tretë që solli dhe barazimin e skuadrës kundërshtare.

Ndërkohë, Presidenti i Federatës Letoneze bëri një deklaratë të fortë ku shprehej se mënyra e lojës së lojtarëve të Luftëtarit ishte e jo profesioniste.

Ndërsa, klubi i Ventspilsit përmes një reagimi për shtyp tha se nuk mbante përgjegjësi për veprimet që mund të ketë kryer ekipi i Luftëtarit.

Më poshtë reagimet e tifozave të Luftëtarit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje