Manchester United e Manchester City, “mbretërit” e merkatos

22 Korrik 2018, 14:33Sport TEMA

Manchester City dhe Manchester United janë mbretërit e merkatos së transferimeve.

Në 5 vitet e fundit, dy skuadrat e Premier League kanë shpenzuar plot 1 miliard e 874 milionë euro për blerje futbollistësh.

Që nga viti 2013, Manchester City ka investuar 1 miliard e 14 milionë euro, ndërsa United 860 milionë euro.

“Fajin” më të madh në këtë aspekt e kanë pikërisht trajnerët aktualë të këtyre dy skuadrave, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, shkruan “TCH”.

Që nga ardhja e Guardiolës në stol në vitin 2016, skuadra “Citizens” ka shpenzuar 600 milionë euro, ndërsa “Djajtë e Kuq” shpenzuan 431,4 milionë euro që nga momenti kur në stol u ul Jose Mourinho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje