Ozil merr vendimin drastik, tërhiqet nga Kombëtarja Gjermane

22 Korrik 2018, 22:17Sport TEMA

Në moshën 29-vjeçare Mesut Ozil tërhiqet nga kombëtarja gjermane. Kampioni i botës me pancerat në 2014-ën në Brazil, nuk ka pranuar më kritikat dhe ofendimet e shumtë që kanë mbrritur në adresë të tij për paraqitjen e dobët në Botërorin rus dhe për këtë arsye mesfushori i Arsenalit ka vendosur t’i japë lamtumirën përpara kohe ekipi përfaqësues.

Ozil i cili u bë objekt i irritimit të tifozovë gjermanë edhe për faktin se pak ditë para fillimit të Kupës së Botës sëbashku me Ilkay Gundogan pozoi me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me një deklaratë në rrjetin e tij social në Tëitter komunikoi tërheqjen e tij nga Gjermania .

Nuk do të luaj më për ekipin përfaqësues pasi në drejtimin tim ekziston një ndienjë racizmi dhe mungesë respekti shkruante ndër të tjera në letrën e tij të gjatë mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil.

Me Gjermaninë Ozil ka zhvilluar 92 ndeshje duke shënuar 23 gola, ndërsa ka fituar edhe një kampionat europian në 2009-ën me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve.

4 komente në “Ozil merr vendimin drastik, tërhiqet nga Kombëtarja Gjermane”

  1. Eni says:

    Na plasi tafllaku per kete Ozilin, nuk e sheh po na behet vone per kete maksutin e anadollit. Tani o Mesut ke kohe sate duash te mendosh se si mund te lyash me Erdoganin.

  2. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Thuni ktij Ozil surat bythes se Erdokani ka fut ne burg rreth 90000 mij turq pa gjyq,Ka hjek nga puna mbi 15000 gjykates e profesore dhe i ka zavendsu me militant te tipit shkolles se plepave.
    Per vete shijon jeten dhe lirire ne nje vend demokratik si Gjermonia ,ndersa Turqine e duan anadollake dhe te nenshtrume ,
    Njeri i bastardum

  3. hysa says:

    Mos more aman ozil mos e bej kete, se e fike gjermanine, bile edhe europen e boten. Po kujt i plasi se ozuli do te largohet nga kombetarja gjermane, se keni disa dite, bile edhe jave qe e thoni ne media. A nuk keni lajme te tjera. Ne mos keni lereni bosh gazeten, po te tilla lajme na neverisin.

  4. Erisela says:

    Shko luaj basketboll tani o shoku Ozil gjithmone ne se kane kohe keta arkadashet e tu Ed Rama dhe Tayp Erdogani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje