Rama i LSI "zbardh" negociatat: Bëmë një mori takimesh me PS, por na sabotoi specialisti i kapsllëkut…

23 Korrik 2018, 23:54Politika TEMA

Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama tha në Ora News se ka pasur nga PS ofertë për të votuar ligjin për Magjistraturën. Sipas Ramës, pavarësisht kërkesës së PS, ajo nuk ka qenë hoherente në qëndrimin e saj.

Pyetje: A keni pasur një ofertë të drejtpërdrejtë nga PS për të votuar ligjin e masgjstraturës , a ka pasur një dialog për të?

Luan Rama: Prej kohësh në një mori takimesh na është kërkuar nga PS që të mbërrinim në një votim të përbashkët. Pavarësisht se qëndrimi i tyre nuk ka qenë koherent nga seanca në seancë apo nga takimi në takim dhe madje për këtë arsye dhe kjo ishte një nga arsyet që unë kërkova sot.

Meqë deri këtu kishte dështuar procesi i dialogut dhe i negociatave kërkova sot që të ngrihen në një nivel më të lartë të përfaqësimit politik.

Në vlerësimin tim është absurde, fyese për qytetarët dhe për mënyrën si funksionon shteti. Në një kohë kur sistemi i drejtësisë është në kolaps, kur reforma në drejtësi nuk ka përmbushur detyrimet e saj kushtetuese dhe ligjore, kur një mori të institucioneve të drejtësisë nuk janë krijuar dhe kur ato që kanë qenë krijuar por që janë vetuar janë paralizuar dhe bllokuar, të kësh luksin të shkosh me pushime.

Kjo do të thotë më e pakta mos kesh ndjenjën e përgjegjësisë për përgjegjësitë qeverisëse që ke. Do të ishte normale që Kuvendi të punonte cdo ditë pa ndërprerje që të shkonte drejt një zgjidhje që ta çonte përpara reformën në drejtësi.

Është skandaloze që sot Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, është paralaizuar i gjithë sistemi i drejtësisë. Gjyqtarët janë përjashtuar për shkak të vettingut dhe nuk janë zëvendësuar.

Puna e një anëtari të Gjykatës së Tiranës psh është 150 dosje gjyqësore në vit, të cilat sot nuk i merr dot përsipër njeri ti trajtojë dhe ti gjykojë.

Pra bllokimi është shumë dimensional dhe ka mbërthyer kaq keq sistemin e drejtësisë saqë unë shpresoj të mos ndodhë, por parashikoj një situatë më skandaloze në ditët që vijnë.

Luan Rama tha gjithashtu se iniciativa e tij për të ulur në një tryezë dialogu palët politike u sabotua nga kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja.

Luan Rama: Unë iniciova sot në emër të LSI mundësinë e një tryeze dialogu. Dua ta them që isha në një proces konsultash takimesh me kryetarin e Kuvendit, por edhe me kreun e PD, kreun grupit parlamentar të PS që të mund ta nisnim këtë proces. Unë nuk jam aq naiv sa të besoja se do zgjidhej çdo gjë.

Por ulja në tryezë mund të niste një proces, gjë që u sabotua. Ndërkohë që unë po përpiqesha të afroja palët në një mënyrë idioteske dhe provokative u shfaq në ekran Ulsi Manja, i cili përdori një zhargon të padenjë, duke u përpjekur të shfaqej si një specialist i kapsllëkut, i cili jo vetëm e provokoi, por edhe e sabotoi këtë përpjekje që mund të mos sillte produket, por ishte një mundësi e mirë për të ulur palët.

Madje edhe kolegët e PS me të cilët unë negocioja u habitën nga ky qëndrim.

8 komente në “Rama i LSI “zbardh” negociatat: Bëmë një mori takimesh me PS, por na sabotoi specialisti i kapsllëkut…”

  1. Paqesori says:

    Ju ka bere Petroja i Vasilajve ezber….
    Ju ka bere Saliu i Berishajve , manipulator klasi !
    Ju ka bere Mona e ” Metajve ” , specialiste te te gjitha fushave ! He me ju lumte ! Nuk ju kap dot as nga rrypi i brekeve….Hahahaha e more Petrit more Petrit mos te mbetet nishan !

  2. aqifi says:

    Po ku jua var ma Rama, ka kryer pune me ju, nuk merret me me sojin tuaj. Luani mendon se e besojne cfare thote. Shifini endrra , shifni.

  3. alphade says:

    Zoti leseisti Rama ,ju nuk keni shkuar aty per te negociuar por per
    te zhvatur ndonje leshim esencial ,parimor nga ana e PS duke qe-
    ne te bindur se pozita nuk do te beje leshime:
    Cfare leshimesh kerkoni ju dy bandat: Reforma te kthehej nga filli-
    mi qe ju t’i hidhnit “mish dhie” ,ndryshe u mblodhet aty gjoja per
    negociata,kur ne fakt u mblodhet per “llogje Kavaje” !
    Cfare kerkojne dy bandat tuaja,se parti harrojeni “forget it” ! Ju
    kerkoni thjeshte por jo qarte,ne menyre shume eklektike,qe te be-
    her amnisti e gjithaneshme e krimeve dhe plackitjeve e grabitjeve
    marramendese qe kane bere bandat tuaja mafioze. Dhe sigurisht
    te evitoni me cdo kusht RECIN qe eshte ndertuar enkas per bandat
    tuaja fillimisht ,te tjereve ,te majteve do ju vije hostoria pas,por filli
    misht trinomi : Sali Berisha nga Vicidoli, Lulush Basha vendali, Ilir
    Floriri nga raftingu i Skraparit. Mos kij merak, zoti leseist Rama se
    kur te kene mbaruar me juve ,do te filloje nga e majta e cila nuk
    eshte edhe ajo pa kusure. Kete te hene Vettingu e filloi me kembe
    te mbare ! Filloi pikerisht me koken e Llalles: konfiskimi i nje milion
    dollareve prona ?! Kjo eshte vetem maja e aisbergut ! Po parate e
    thata ne dollare e Euro ku i ka stivosur ky LLalla ? Ne bankat e Qipros ?
    Ne Offshoret e Panamase, ne bankat arabe ? Apo ne ato te malajzise
    Nje dite,me siguri do gjenden dhe mjere ky babdit i lindur.
    Pyetja ,tjeter a do t’i rikthehet vettingu Fullhajnit,21 milion eurot te vje-
    dhura ne BSH ? Me nje arrigance te papare Saliu e nxorri nga burgu dhe
    e demshperbleu me 450 milion leke per disa “dit” burg ! Pse e beri kete
    Saliu ? Sepse ishin bashkpuntor ne vjedhjen e BSH ?! Po puna e Cekajve,
    alias Kulicaj si po shkon ? Heshtje prej varri ! Edhe 3.4 milion eurot qe vi-
    nin me “toyota” nga Gjermania ? …Mbi 250 krime,njeri me i rende se tjet-
    tri rendojne si ” Shpata e Demokleut ” mbi koken e Berishes. Nuk po i per-
    mend sepse shqiptaret i dijne ! Aperitivi per Saliun fillon me corben e
    “prishur” te Izet Haxhias dhe do vazhdoje me CEZ-n ,Gerdecin, 21 Jana-
    rin, ……… gjithesej 250 krime !!!
    Tash me LLallen ,bandat pedeiste- leseiste kane filluar se ky Vettingu e pas-
    .ka “megjithe mend” , prandaj ulurijne klithin. perpkasin kokat njeri me
    tjetrin per te gjetur nje zgjidhje shpetimi .Rasti u paraqit 84 votat ! Ah ,tho-
    ne bandat tash i kemi ne dore nuk do votojme ! Ky eshte rasti optimal per
    ta sabotuar Reformen, iku TK , u la, sic u la arkivoli i Azemit ne rruge dhe
    banditet e horrat e Saliut vrapuan per te marre pushtetin. Votimi i deshiru-
    ar i 84 votave do te behet vetem atehere kur nderkkmbetaret SHBA- ja
    dhe BE-ja t’ja hedhe surratit banditeve te Saliut e Metes “propozimet” e
    tyre dhe t’u thone “PO”. ose “JO” ,sic ua beri Yee dhe keta zgjebarake e
    pa pike integriteti e dinjiteti vrapuan si lepuj- me- leperoze ta firmosin .
    Do te vije ora qe nderkkmbetaret t’ja vene “kembet ne nje kepuce”ashtu
    sic ndodhi me votimin e Reformes ne .Frejtesi me 140 votat e te majteve
    dhe te djathteve “unanimisht” dhe “bukuroshi” Lulush u vu ne qoshe duke
    e vene ne krye te salles se parlamentit. Gje me qesharake shqiptaret nuk
    kane pare ndonje here me “herojt donkishotiane” ! U pa sa per zemer e
    kishin: Sala- Luli- Meta – Jozi,etj.etj. Refirmen ne .Drejtesi . Edhe tani po te
    njejten loje po vazhdojne te bejne duke i mashtruar shqiotaret se gjoja
    Rama po kap gjithe pushtetet . Kur faktikisht Reformen dhe Vettingun
    po e bejne nderkombetaret me kufjet ne vesh. Kete skene e kane pare
    te gjithe shqiotaret dhe s’ka zot qe t’i mashtroje. Prandaj ,zoterin te te
    dy bandave eshte me mire per ju : “Me mire nje fund i tmerrshem ,se sa
    nje tmerr pa fund” ,nje keshille qe jepet pa grabitje e plackitje…..!!!

  4. Ilo says:

    Ju e dini shume mire qe Rama nepermjet Zamirit po negocon me Bashen per te ju c’faktorizuar komplet dhe ne tetor ose janar krijon qeverine e koalicionit me PD deri Ne zgjedhje lokale tani ju po perpiqeni kck (kap ca te kapesh) .Nuk kuptoni se nuk lihet Partia ne dore te Mones qe akoma kujton she eshte adoleshente e FRESSH dhe Titit qe ka rrjedhur per fat te keq tuajin Ed Rama ua futi kur hoqi dinosaur in Meta nga drejtimi I partise keni mbetur so Kali Ne leme qe xhironi lot sepse nuk po ju lene asgje qe te shini

  5. Ilo says:

    Ju e dini shume mire qe Rama nepermjet Zamirit po negocon me Bashen per te ju c’faktorizuar komplet dhe ne tetor ose janar krijon qeverine e koalicionit me PD deri Ne zgjedhje lokale tani ju po perpiqeni kck (kap ca te kapesh) .Nuk kuptoni se nuk lihet Partia ne dore te Mones qe akoma kujton she eshte adoleshente e FRESSH dhe Titit qe ka rrjedhur per fat te keq tuajin Ed Rama ua futi kur hoqi dinosaur in Meta nga drejtimi I partise keni mbetur so Kali Ne leme qe xhironi lot sepse nuk po ju lene asgje qe te shini .

  6. LORA says:

    Faleminderit zoti Ulsi Manja.

  7. Shoku says:

    Lotët që po derdhim,
    O moj nusja e Sraparit,
    Janë lotë nga të qeshurat,
    e jo nga të qarit.

    Janë nga të qshurat,
    Po lini koqen e namit,
    Ato fjalët tuaja ,
    S’janë as për ditën e barjamit.

    Fjalet nga goja juaj.
    Si lan as uji i detit,
    S’turpëron vetëm dipranët.
    Por dhe ne të Çepanit.

  8. Ivan i madh says:

    Po tani e gjetet mor lamash që nxjer idiotesh edhe pse eshte mashtrim kryekeput kur ju u bete pale me Lulushin duke penguar seancat parlamentare pa shkak. Keshtu eshte bere parlamenti shqipetar si bordello vete se te ne pune edhe kur vete sploteson orarin dhe roga vazhdon. Te vendoset me ligj mbi kodin e punes dhe sjellien ne pune si puntoret e administes shteterore e private edhe per ju minjte e parlamentit dhe atehere do e shohim do ikni dhe beni potere. Megjithate do vije shtatori dhe bashke me te dhe ambasadori i ri amerikan dhe si qener do e votoni se sben me hir apo pahir. Bastardet e lsi me idiotet Mona ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje