Pas indicieve nga qytetarët, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU, Elbasan ka konstatuar vetëm 30 metra larg Bashkisë së Cërrikut një thërtore në ambientet e një garazhi – jasht çdo standardi .
Inspektorët e AKU-së në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme gjatë inspektimit konstatuan ushtrimin e aktivitetit të therjes në një ambjent krejtësisht të papërshtatshëm dhe natyrisht pa asnjë kontroll veterinar (garazhd) që kryhej nga shtetasi Faik Salla.
Nga trupa inspektuese u konfiskuan 5 karkasa qingji me peshë 62 kg, një kec i sapo therur dhe i pa rjepur ende.
Për shkeljet e mësipërme u morën masat : ndalim i aktivitetit, konfiskim i mishit, mjeteve të punës (4 cengela, një thikë) si dhe masë administrative, gjobë në vlerën 350 000 lekë.
Fotot e realizuara në ambjentet e subjektit tregojnë fare qartë kushtet e rënda higjeno-sanitare ku shtetasi Faik Salla tregtonte produktin mishit të kecit dhe qingjit Brenda ambjenteve të një garazhi.
Referuar ligjit nr 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të këshillit të ministrave “Për përcaktimin e Rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”” neni 6/1 dhe neni 11 sanksionohet se: Organet e njësive të qeverisjes vendore janë të detyruara të ushtrojnë kontroll në territorin në administrim të tyre për aktivitetin e therjes që kryhet nga subjekte të paregjistruara në kundërshtim me ligjin dhe nëse konstatojnë shkelje, njoftojnë menjëherë AKU;
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.
Tamam jurop.
Turk turk alvanop…
Cili eshte ky injorant qe thertores i thote kasaphane?
Keto aktivitete mbasi i mjelin dhe kur fakirat nuk u binden ne vazhdimesi i nxierin ne fotografi dhe u marin mallin. Keta qe vdesin per popullin per te bere sigurin ushqimore e dine shume mire se e kane krijuar vete situaten e tille duke i mbyllur vete thertoret me kushte normale te certifikuara nga vete keta. Nuk mund te thuash se kame nje thertore ne fier dhe i gjithe qarku e kryeka sherbimin e therjes atje e keshtu me radhe Berati,Vlora etj.Ministrit apo edhe Bashkit nuk i pengon kushe qe te ngrene thertore kur nuk u pelqejne investimet ne thertore qe bejne persona te ndryshem(ligji dhe udhezimi per tvsh,per procedurat tatimore etj).Nuk flas per rastin konkret se edhe ketij i kane bere nje kurth e kane lene qe te kryej veprimin e therjes dhe pastaj ja kane grabitur se keta nuk shikojne pjesen e ligjit qe parandalon por shikon ate qe sekuestron identike me nje individ qe nderton paleje ku ne momentin qe behet ndertimi institucionet jane duke pire e bere llogje ne zyrat e shtetit mbasi u dele pija shkojne dhe e prishin objektin se e paska pa leje dmth ai qe e la te kryente kete veprim te paligjshem nuk ka faje rroga rroge biznesi biznes ne zyrat e shtet llogje ter diten dhe ne fund te dites nzierin nje fotografi qe shihni cfar behet dhe ne po vdesim ne pune.Shkurtoni parazitet nge zyrat e punes o krye parazita.