Largimi i Mirabellit, Tare kanditat për drejtor sportiv te Milani

24 Korrik 2018, 12:42Sport TEMA

Sot është dita e lamtumirës së Massimiliano Mirabellit nga Milani. Drejtori sportiv kuqezi, do të largohet pak më shumë se një vit nga emërimi në këtë detyrë.

Mirabelli, sipas mediave italiane, konsiderohet një njeri i afërt me administratorin e deleguar tashmë të shkarkuar Marco Fassone, ndaj nuk shihet si një njeri i besuar.

Në numrit e sotëm të Gazzetta Dello Sport shkruhet se kandidat për rolin e drejtorit sportiv të Milanit është edhe Igli Tare, njeriu që ka projektuar merkaton tepër të suksesshme të Lazios.

Biondi shqiptar konkurron për këtë post me Cristiano Giuntoli, që është shumë pranë largimit nga Napoli.

Gjithashtu flitet edhe për rikthimin e Ariedo Braidas, aktualisht drejtor i sektorit të marrëdhënieve me jashtë te Barcelona.

Gjithsesi, do të jetë shumë e vështirë që presidenti i Lazios, Claudio Lotito, të lejojë largimin e Tares nga bardheklatrit.

1 komente në “Largimi i Mirabellit, Tare kanditat për drejtor sportiv te Milani”

  1. Kellira says:

    Shqiptaret ta bojne dasmen pa te pyt fare. U fol me mendimet dhe deshirat e te gjitheve dhe ne asnje vend nuk kuptohet se cfare mendon vete i interesuari, Tare.
    Per mua s’ka pse me ik prej Lazio-s sepse projekti vazhdon. Klubi eshte stabel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje