Stadiumi i Prishtinës nga sot quhet “Fadil Vokrri”

23 Korrik 2018, 17:47Sport TEMA

Stadiumi i Prishtinës merr emrin që i takon, atë të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili u nda para kohe nga jetë për shkak të një ataku kardiak.

Në impiantin e futbollit në kryeqytetin e Kosovës janë montuar gërmat që përjetësojnë një emër të madh, që ka bërë kaq shumë për futbollin e vendit të tij.

Stadiumit, që tashmë quhet “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe pritet të licencohet nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare.

Për këtë arsye në këtë stadium do të zhvillohet një ndeshje testuese, për të marrë “ok”-in përfundimtar nga organizimi më i lartë i futbollit europian.

1 komente në “Stadiumi i Prishtinës nga sot quhet “Fadil Vokrri””

  1. says:

    Po të quhej Era Istrefi do kishte më shumë kuptim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje