Andrea Pirlo shumë pranë rikthimit tek Italia

25 Korrik 2018, 17:30Sport TEMA

Andrea Pirlo, është vetëm një hap larg rikthimit në kombëtaren e Italisë.

Ai pritet që të marrë detyrën e zëvendësit të trajnerit Roberto Mancini. Bisedimet mes ish kampionin botës dhe federatës, që praktikisht ishin mbyllur, tani janë pezulluar përkohësisht sepse një prej zyrtarëve të institucionit numër 1 të futbollit italian dëshiron që të analizojë ndikimin e punës si opinionit të Pirlo-s te Sky për Ligën e kampioneve dhe në rolin e ri të zëvendëstrajnerit.

Me ardhjen e Pirlos do të kompletohet kështu organika e bashkëpunuesve të trajnerit të ri të të kaltërve, që në mënyrë surprizuese për momentin nuk përfshin Angelo Greguçi-n, ndihmësin e tij historik.

Trajneri i ri i Italisë ka detyrën e vështirë që të krijojë një grup konkurrues dhe të rikthejë kombëtaren në majën e suksesit pas zhgënjimit që solli me moskualifikimin në Kupën e Botës në Rusi 2018.

Mancini është optimist se me organikën që ka do të krijojë një skuadër konkurruese, të aftë të sfidojë kombëtaret e tjera të mëdha. Dhe National League do të jetë testi i parë për të kaltrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje