Reali është në kërkim të një lojtari kalibri për sulmin, për lojtarin që do të zëvendësojë Kristiano Ronaldon.
Janë përmendur deri tani emrat e Nejmarit dhe Hazardit, por i pari ka pohuar se nuk lëviz nga PSG-ja, ndërsa i dyti nuk është në shitje nga Çelsi.
Po shihen të gjitha mundësitë dhe emri i fundit që ka dalë në skenë është sulmuesi uruguaian i PSG-së, Einson Kavani. Sipas “Radio Marca”, klubi spanjoll po lëviz me shpejtësi për ta mbyllur marrëveshjen.
Realit i duhet patjetër një sulmues dhe për momentin më shumë kuota ka Kavani, duke qenë se pistat e tjera janë vështirësuar shumë.
U fol edhe për një rikthim të mundshëm te Napoli të sulmuesit uruguaian, por më pas ishte vetë presidenti De Laurentis, i cili tha se nuk do ta blinte lojtarin.