Sela "ngre" alarmin: Gjuha shqipe në Maqedoni është anashkaluar në marrëveshjen me Greqinë

25 Korrik 2018, 10:18Rajoni TEMA

Lideri i Aleancës për Shqiptarët sot në konferencë për media theksoi se e përshëndesin Marrëveshjen me Greqinë, por nuk mund ta pranojnë faktin e anashkalimit të gjuhës shqipe dhe imponimi i shqiptarëve për t’u deklaruar si maqedonas në marrëveshje.

“E kemi përshëndetur Marrëveshjen me Greqinë, por kemi shprehur edhe shqetësime. Shqetësimet tona kanë të bëjnë me dy çështje, me tendencat për t’iu imponuar shqiptarëve në dokumentet personale identiteti ose nacionaliteti në zgjidhjen që është bërë nëpërmjet marrëveshjes, respektivisht, maqedonas/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe anashkalimin e futjes në marrëveshje si gjuhë zyrtare edhe të gjuhës shqipe, aq më tepër tani që është votuar dy herë ligji i gjuhës shqipe”, tha Sela.

Ai në konferencë gjithashtu tha se referendumi nuk është i nevojshëm sepse i njëjti është ratifikuar në Kuvend, si dhe në kuadër të ndryshimeve kushtetuese thotë se do të ndërhyjnë në pjesën e përdorimit të gjuhëve.

“Natyrisht që i ndjekim edhe tendencat për t’u anashkaluar opozita reale, ku janë qytetarët e papërfaqësuar në qeveri dhe që përfaqësohen nga Aleanca për Shqiptarët dhe ky është rezultat i zgjedhjeve të fundit, por edhe i gjithë anketave që bëhen. Këto janë tendenca të ulëta të Qeverisë për të uzurpuar hapësirën e opozitës për të mbrojtur votën, jo vetëm sa i përket referendumit, por edhe zgjedhjeve të parakohshme. Natyrisht që jemi të gatshëm t’i marrim obligimet të cilat na takojnë në kuadër të këtij të procesi të paralajmëruar për referendum që ne vlerësojmë se është tekanjoz dhe i panevojshëm dhe kështu është edhe në marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë dhe i ratifikuar në Kuvend, nuk kërkohet të ketë referendum, por në kuadër të hapjes së ndryshimeve kushtetuese, Aleanca do të hyjë me propozimet e veta, në preambulë duhet që qytetarët të ndjehen të barabartë, do të ndërhyjmë në pjesën ku rregullohet përdorimi i gjuhës, do të hiqet definicioni, gjuha që e flasin 20 për qind e popullatës dhe që është e ndryshme nga maqedonasja dhe do rregullohet me kushtetutë”, tha Sela në konferencë për media.

Ai shtoi se po e përkrah idenë që të ketë Qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve që do të mbahen, duke shtuar se Ligji për financimin partive politike do t’i bëj partitë politike më autonome dhe dhe jo të afërta me biznesin por më afër me qytetarin, shkruan Portalb.mk.

4 komente në “Sela “ngre” alarmin: Gjuha shqipe në Maqedoni është anashkaluar në marrëveshjen me Greqinë”

  1. ME EMER says:

    per gjuhe shqipe nuk behet fjale as ne greqi , ku popullsia shqiptare eshte mjaft e konsiderueshme {αρβανιτασιτ} ,por qe nuk njihet si e tille .. Shqiptaret kane “pelqyer ” vazhdimisht te nxjerrin syte me njeri tjetrin ..!

  2. KORÇARI says:

    BRAVO Z.ZIJADIN, JENI I VETMI POLITIKAN SHQIPTAR ANEMBANË TROJEVE QË NGRE ZËRIN PËR KËTË ÇËSHTJE JETËSORE PËR SHQIPTARËT.
    TË GJITHË POLITIKANËT E TJERË JANË “SHURDHUAR” DHE JANË “VERBUAR” NDAJ KËSAJ ÇËSHTJE JETIKE ME RËNDËSI MADHORE. KY PROJEKT I SLLAVËVE VENDOS ZHDUKJEN DE FACTO TË IDENTITETIT SHQIPTAR NË FYROM, DUKE I PËRMBLEDHUR ATA SI MAQEDONË DHE DUKE ZHDUKUR ME MËNYRË TË SOFISTIKUAR GJUHËN SHQIPE DHE FAKTORIN SHQIPTAR, POR LIGJËRON POLTËSISHT DHE NË MËNYRË TË TËRTHORTË VETËM GJUHËN SLLAVE , DUKE E KONSIDERUAR SI MAQEDONASE.

    JU LUMTË Z.ZIJADIN, VAZHDONI TË “LUFTONI” FORT PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE.

    1. Baton KITA - Gostivari says:

      Korcari, politikanet tjerë, e ke fjalën për shiptarellat, as që kanë sens për probleme të tilla madhore. Janë ata që bajramin muhamedan e futën si ditë feste zyrtare (sllavët e pranuan me qejf, dhe shumë e shumë momente e figura patriotike shqiptare në nivel lokal e mbarëkombëtar u lanë anësh dhe as nuk njihen e dihen nga injoranca e atjeshme.

  3. Baton KITA - Gostivari says:

    Ashtu e deshti, ose nuk ia kapi radakja, si i thone andej nga Pellogu, ArbeXhaferri i mjere. E shndërruan shqipen ne kod 20 perqind dhe shqiptaret ne inekzistent, ose e kunderta.
    Nje Marreveshje plotesisht diskriminuese, e që shqiptarët rrahin qimet e gjoksit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje