Besnik Mustafaj: Rama dhe Basha pengesë për Reformën Zgjedhore, ja tendenca për të thënë "fajin e ka opozita"

26 Korrik 2018, 17:37Politika TEMA

Besnik Mustafaj thotë se kryeministri Edi Rama kërkon të marrë në dorë drejtësinë.

I ftuar në News24, foli ai foli për reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore duke komentuar rolin e partive të mëdha.

Sipas Mustafajt, kryeministri duhet të rifitojë sërish besimin e opozitës për votimin e ligjeve në parlament.

Rama po kërkon të marrë në tërësi pushtetin e drejtësisë. Ky është shqetësim shumë i madh, se ka shumë  ligje që lidhen me reformën në drejtësi. Drejtësia është një organizëm që ka nevojë për mirëbesimin e të gjithë opinionit publik.

Ajo duhet të jetë mbi sunduesin. Detyra kryesore i del Ramës për të zhdukur këtë mosbesim që lidhet me Ramën por edhe strukturat politike të mazhorancës. Shkolla e Magjistraturës nuk do hapet në shtator, nëse votohet ligji. Por shoh refuzim total nga Rama për të kuptuar përgjegjësinë e vet. Ai ka një tendencë të dali i larë nga gjërat dhe fajin t’ia hedhë opozitës.

Pamë përfaqësuesit e BE që kërkuan mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit për të votuar ligjin e magjistraturës. Nëse Rama duan që t’i shkojnë deri në fund me cilësi Reformës në Drejtësi duhet të bëjnë gjithçka për të fituar besimin e opozitës”.

Ndërsa për sa i përket Reformës Zgjedhore, Mustafaj tha mungesa e dëshirës për lista të hapura në zgjedhje vjen nga dy lidershipët e partive të mëdha.

“Këshillat që kanë dalë nga OSBE-ODIHR që dolën nga viti 2013, nuk u zbatuan as në vitin 2017, kjo tregon se reforma është bipartizane. Përgjegjësinë kryesore për zgjedhjet e ka shumica, Rama po tregon se ose nuk do ose nuk është i aftë për ta kryer këtë reformë. Shpresën kryesore të zgjedhjeve më të mira do doja ta shihja te administrimi i tyre, mjetet që do përdoren në fushatë.

Nga Basha nuk kam vënë re se ka ndonjë nevojë për ndryshim të madh në reformën zgjedhore përveç votimit dhe numërimit elektronik, nuk ka një koncept të qartë për këtë. Po të kishim lista të hapura edhe i 33-ti në Tiranë, mund të dalë i pari nëse merr vota me shumë, i fundit i listës mund të dalë i parë. Pengesë për këtë është vetë lidershipi i partive të mëdha,” tha Mustafaj.(TemA)

4 komente në “Besnik Mustafaj: Rama dhe Basha pengesë për Reformën Zgjedhore, ja tendenca për të thënë “fajin e ka opozita””

  1. xhemal says:

    eshte kampion ne humbje,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,ka humbur edhe ate pak dinjitet qe ka patur dikur si politikan

  2. Qytetar says:

    Kjo drejtesi e pangopur eshte produkt i kesaj opozite.
    Nuk e di ku e gjen kurajon ,per te marre pjese perseri ne perzgjedhjen e saj.
    Berishjanet vazhdojne ta konsiderojne drejtesine,mbrojtese te pislleqeve te tyre,per kete duan perfaqesuesit ,per detyren e kamikazit.
    Eshte bashkuar dhe LSI,duke zbuluar pikat e dobeta te saj,korupsioni eshte che tek politikanet.

  3. Tani says:

    Mbetet malok dhe kjo fare race u gedhendka me shume veshtiresi.

  4. ARDITI says:

    Besniku i Saliut tashme i dale boje eshte pse jo concentrata e PJETER Arbenorit dhe Preç Zogajt!Hyne ne kategorine e njereve qe as te q….. e as te leshojne!Dava mbetjesh Berishjane ku u eshte mnbushum mendja qe diçka mbetet kur flasin!Do ti rekomandoja te behej prift ose hoxhe se do qe i perkryer ne predikimin e dokrave dhe genjeshtrave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje