Peticionit të firmosur sot nga një grup artistësh dhe drejtuar Presidentit Meta, si shprehje e vullnetit pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, i janë bashkuar edhe i madhi Reshat Arbana, Leka Bungo dhe regjisori i njohur Altin Basha.
Ata kanë nënshkruar të njëjtin peticion si plejada e aktorëve të tjerë, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Arben Derhemi, Spiro Duni, Sotiraq Bratko, Albert Minga etj, duke e çuar në 72 numrin e firmëtarëve deri tani.
Në peticion artistët shprehen se teatri i ri modern do t’i shërbejë të gjithë komunitetit artistik teatror e publikut artdashës, si dhe kërkojnë që të mos humbet më kohë, por të nisë puna për t’i dhënë Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes.
Në emrat e firmëtarëve spikat ai djalit të Kadri Roshit, Kliti Roshi, regjisori Gëzim Kame, aktorët Zamira Kita, Leart Vasili, kritiku e pedagogu i artit, Josif Papagjoni, si dhe një grup aktorësh më të rinj, duke filluar nga Gazmend Paja, Erion Isai, Gent Hazizi, Violeta Trebicka, Genti Kame, Ledio Lako, Roland Saro, Erblin Bajko, Olsi Bylyku, Irgen Çela etj.
Përveç Presidentit të Republikës, Ilir Meta, peticioni i drejtohej edhe krerëve më të lartë të shtetit në vend, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë.
“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës. Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, thuhet në peticion.
Robert Ndrenika
Luftar Paja
Reshat Arbana
Alfred Trebicka
Spiro Duni
Leka Bungo
Albert Minga
Arben Derhemi
Altin Basha
Sotiraq Bratko
Kliti Roshi
Zamira Kita
Artan Imami
Leart Vasili
Gëzim Kame
Josif Papagjoni
Genti Kame
Genti Deçka
Arjola Basho
Gent Hazizi
Gerti Ferraj
Hervin Çuli
Suela Konjari
Laxarela Deti
Mateus Frroku
Paola Kodra
Blerta Belliu
Shkelqim Jaupi
Guri Koço
Klaudia Hila
Nelson Mulla
Erion Isai
Violeta Trebicka
Gazmend Paja
Roland Saro
Jorke Broka
Erblin Bajko
Olsi Bylyku
Edmond Lako
Ilir Muhametaj
Ledio Lako
Irgen Çela
Klesta Shero
Roerd Toçe
Ami Hansellia
Andon Koço
Jonida Beqo
Laid Ymeri
Danier Shkurti
Edvin Mustafa
Valdano Bajrami
Besart Cani
Armela Demaj
Engjell Hoxha
Ajliçe Petrela
Flaura Kureta
Madi Selimi
Fatjon Sulstarova
Ermonela Alikaj
Serkida Rrapollari
Noset Shijaku
Rezart Veleshnja
Arqile Lipe
Albana Perhati
Fatmir Xhelili
Sotir Stefa
Hasan Bregu
Klajdi Marku
Gëzim Hajdini
Todi Llupi
Miola Sitaj
Ahmet Pasha
72 Persona?Ju thate ndryshe me pare!Peticioni qe ju dergua sot Presidentit,ishte nenshkruar nga 54 Persona!
(Shkoi lajmi tek Endri fuga,shto edhe ca,se ishin shum pak).Ne listen e pare te aktoreve,qe kishin nenshkruar
pro shembjes se Teatrit,ishin 70 persona,ku kishte edhe te vdekur,si edhe nga ata qe kishin 20 vjet qe nuk kan
ardhur ne Shqiperi!Po tani,kush u be shkak per metamorfozen?Shqiptaret drejt rrenimit moral,per plotesuar
tekat e politikaneve hajdute.
Të ri duan
një teatër
dhe u mbluadh
pestekatër.
.
Që të tërë
kur ideja lindi
ishin kundër
po çoç i bindi ?
Sa aktor të dëgjuar! Sa shumë i kanë dhënë artit këta, sidomos i madhi Reshat Arbana! Ka 30 vjet që vetëm reklama për sigal i mbahet mënd. Kushedi sa xheloz do bëhen Xhek Nikolson, Robert DeNiro, Al Paçino, Kevin Kostner,Tom Krujz, e kompani që nuk do e kenë këtë fat të madh të luajnë të paktën njëherë teatër në skenën brilante që pritet të ndërtohet, nën vështrimin e kujdesëshëm artistik nga llozha e krahut të majtë ku qëndrojnë kritikët brilant të artit kontemporan, të mëdhenjëtë Gramoz Ruçi, Edi Rama, Lali Eri, dhe Taulant Balla, kurse nga krahu tjetër udhëheqsi artistik i të djathtës zoti Sal Berisha, i pasuar nga kritikët artistik Gent Strazimiri, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe shumë e ditura nga qyteti artdashës i Durrësit, e nderuara dhe shumë e respektuara zonjë Grida Duma.
Të falem, o Zot, lëmë të rrojë dhe ta shikojë!!!!!….
VANDALËT, VANDALËT – KUJDES!
Kështu titullohet romani i nobelistit XX,
Nëse ju jeni artistë, aktorë, si ka mundësi të mos keni sens e respekt për një vatër kulture, pjesë e identitetit historik kulturor shqiptar.
Shembja e godinës – akt krimi kulturor.
Le të ndërtohet objekti i ri, por në një lokalitet tjetër.
Kështu i bie – “mbi gërmadhat e së vjetrës ngrihen vepra të reja ndërtimi socialist” – mos e harruat këtë pohim barbarie? Harresë kolektive, ose injorancë kolektive.
Edhe bashkëkohor edhe modern. Më duket si bluarje, ose pleonazëm semantike.