Shkëmbim studentësh, Universiteti Mesdhetar nënshkruan marrëveshjen me Universitetin Aldo Moro

26 Korrik 2018, 11:20Sociale TEMA

Studentët e Universitetetit Mesdhetar, tashmë mund të kryejnë , një pjesë të studimeve të tyre në Itali. UMSH nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin Aldo Moro, të Barit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, dy universitetet do të inkurajojnë dhe nxisin kontaktet e drejtpërdrejta dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të personelit akademik të fakulteteve, departamenteve, institucioneve kërkimore dhe studentëve.

Aplikimet për shkëmbimin e studentëve, nga sa përcakton marrëveshja do të zhvillohen nga dy universitetet mbi baza reciprociteti brenda të njëjtit vit akademik.

“Studentët e shkëmbyer do të pranohen për një periudhë që zgjat një ose dy semestra dhe për një periudhë maksimale prej një viti akademik”, përcakton marrëveshja.

Sipas saj, studentët e shkëmbyer mund të ndjekin lëndë për të marrë kredite dhe institucioni pritës duhet të lëshojë një vërtetim, në të cilin të shënohen notat e marra për studentët e shkëmbyer në përputhje me të njëjtat rregulla dhe rregullore që zbatohen për studentët e regjistruar normalisht. Institucioni pritës nuk do të aplikojë pagesën e shkollimit për studentët e shkëmbyer.

Studentët e shkëmbyer duhet të rekomandohen nga institucioni dërgues dhe duhet të ndjekin rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga institucioni pritës.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Zv. Rektorja e Universitetit Mesdhetar, Proff.Ass, Greta Angjeli dhe Rektori i Universitetit tw Barit, Prof. Antonio Felice Uricchio .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje