Firmosi për teatrin, flet Leka Bungo: Jam befasuar nga akuzat që i kanë bërë Ndrenikës

28 Korrik 2018, 15:54Sociale TEMA

Pasi presidenti Meta ka kthyer në Kuvend ligjin aq shumë të diskutuar për teatrin një tjetër nga firmëtarët, Leka Bungo ka theksuar qëndrimin e grupit të artistëve që ju drejtuan atij për ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar.

“Unë personalisht, Bert Ndrenika dhe shokë të tjerë kanë firmosur mbi një deklaratë qeveritare në të cilën shkruhet e zeza mbi të bardhë që teatri do të ndërtohet atje ku është sot aktualisht dhe nuk do t’i mungojë asnjë centimetër nga sipërfaqja që ka. Për këtë jemi dakord? Këtu kam vënë firmën unë”, thotë Bungo.

Këtë qendrim e ka ritheksuar këtë të shtunë edhe Robert Ndrenika në një status në rrjetet sociale, ndërsa sa i përket zërave kritikë Bungo ka këtë përgjigje.

“Vërtet jam befasuar nga akuzat që i kanë bërë mikut tim. Shokut tim të vjetër Bert Ndrenikës se si manipulator i mendimit, si njeri që s’mban fjalë etj etj. Nuk është aspak e vërtetë. Unë mendoj që këta njerëz kushdo qofshin ata ta lenë atë në shenjtërinë e tij. Ai është, po ta them në mënyrë të figurshme si një monument në një shkemb brenda detit. Dhe këta analistët që merren me të më ngjasojnë me ato kanaçet bosh që hedhin marinarët në det e shkojnë e përplasen pas shkëmbit të Bert Ndrenikës, me shpresë se mos e rrëzojnë”, vijon Bungo.

Ndërkohë që debati nuk është tashmë mes artistëve, por më së shumti politik, kërkesën për rikostruksion të godinës, Leka Bungo e komenton kështu

“Në muze nuk ruhen godinat, ndërtesat. Se nuk kemi të bëjmë këtu me Walden, teatrin e Londrës. Këtu kemi të bëjmë me një ndërtesë të çfarëdoshme që është bërë për arsye komerciale në atë periudhë por që ka kryer funksionin e teatrit ndër vite”, thotë më tej Bungo.

Këtë të shtunë ka reaguar edhe institucioni i presidencës rreth reagimeve pas kthimit të ligjit, të cilat i ka quajtur emocionale dhe të pathelluara./TCH/

3 komente në “Firmosi për teatrin, flet Leka Bungo: Jam befasuar nga akuzat që i kanë bërë Ndrenikës”

  1. Krasta says:

    Ky eshte blepires mbasi mbaroi Pune me saliun ju kthye rames
    Rama paska qene usta per tju treguar ketyre njerezve sa vlejne
    ndrenika e ka Bo per pare kurse ky srri dot PA lepireb.

  2. Peço says:

    Je befasuar nga akuzat që i bëhen Ndrenikës? Po për akuzat që ju drejtonte një komentues me nickname “N/kryetar i degës së brëndshme Lushnje 986” nuk shqetësohesh fare?
    Ti qënke bastard Leka Bungo! Të mbrojta unë, një qytetar që njeh dhe vlerëson gjithçka të mirë që ke bërë si rezultat i talentit, por mos kujto se kam mbrojtur karakterin tënd të pështirë. Tani bindem plotësisht se ai njeri ka pasur plotësisht të drejtë. Dhe lëre befasinë nga akuzat për Ndrenikën. Ai është vërtetë shkëmb, kurse ti je një gëlasë që ka lënë mbi shkëmb një zog pa emër.
    I lutem sinqerisht t’më fali qytetarit për komentin tim joshoqëror që kam bërë. Dhe ti Leka Bungo, nëse je burrë, kërko të botohet dosja juaj në komunizëm, përndryshe ki mirësinë të heshtësh dhe mos t’na çash trapin.

  3. ..... says:

    E çuditshme!!!! Përse nuk i botoni këto dy komente? Do kenë sharë Leka Bungon? Po Bungo, tek e fundit është aq artist i mirë, sa ç’është dhe njeri i keq. Të e fundit, sot shahen me libër shtëpie Berisha dhe Edi Rama, pse na u shaka Leka Bungo nuk bëhet hataja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje